Ka qenë i njëjti njeri që javë më parë çoi në vendimin e Metës për anullimin e 30 qershorit, ai që ka reaguar qartë, troç e pa asnjë ekuivok, ndaj vendimarrjes tjetër të Metës, asaj për caktimin e 13 tetorit si datë të re të zgjedhjeve lokale.
Bëhet fjalë për Zëvendës/Ndihmës/Sekretarin amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, cili e tha prerë se Shtetet e Bashkuara njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh, Palmer tha: “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”. /tesheshi.com/