Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht Kinën si një “manipuluese të monedhës”, akuza e parë e tillë midis fuqive të mëdha për një çerek shekulli. Masa e Thesarit të SHBA pason një rënie të mprehtë në vlerën e juanit kinez kundrejt dollarit amerikan.
Pasi Kina dje lejoi juanin të bie në raportin 7 me 1, Presidenti Trump e përshkroi atë si “një shkelje të madhe”.
Masa vjen pasi Trump tronditi tregjet financiare duke deklaruar qëllimin e tij për të vendosur tarifa 10% në importet kineze 300 miliardë dollarë që nga 1 shtatori. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të raportojë Pekinin në Fondin Monetar Ndërkombëtar, gjë që do të çoj në përshkallëzim të tensioneve midis dy vendeve./tesheshi.com/