Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se megjithëse SHBA-të mbështesin aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut, kërkesat për këtë anëtarësim janë komplekse.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se megjithëse Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, kërkesat për këtë anëtarësim janë komplekse.
“Si partner i palëkundur i Kosovës, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Kosovën të zërë vendin e merituar përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës Amerikane për mediat kosovare.
Ambasada tha se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO”, por theksoi se “aplikimet për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjatë dhe të menduar“.
“Progres i rëndësishëm”
Siç thekson, Uashingtoni vazhdon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila thuhet se “ka bërë përparim të rëndësishëm në planin e saj dhjetëvjeçar të tranzicionit, i cili është zhvilluar me mbështetjen e SHBA”.
“Kosova mund të demonstrojë më së miri gatishmërinë e saj për detyrimet e anëtarësimit në NATO duke vazhduar zbatimin aktiv të këtij plani dhjetëvjeçar të tranzicionit”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. /tesheshi.com/