Një video e tmerrshme e transmetuar nga media botërore tregon momentin kur një burrë në Rhode Island në Shtetet e Bashkuara rrëmben një vajzë 9 vjeçe, disa sekonda pasi ajo zbriti nga autobusi i shkollës.
Video tregon vajzën duke ecur drejt shtëpisë kur Luis Martinez-Romero, 34 vjeç, doli nga automjeti dhe iu afrua asaj nga pas, raporton New York Post.
Video nga një kamerë vëzhgimi tregon më pas një të huaj, të veshur me një maskë në fytyrë, duke kapur vajzën dhe duke e vendosur atë në sediljen e pasme të automjetit. Ai më pas u largua nga skena së bashku me të.
Vajza u kthye në të njëjtën pjesë të qytetit pas rreth një ore, tha policia.
Rrëmbyesi u arrestua të martën dhe u akuzua për rrëmbimin e një të miture dhe sulm seksual.
Ai është në paraburgim dhe i është refuzuar lirimi me kusht. Policia deklaroi se i akuzuari nuk e njihte vajzën.
Pas kësaj ngjarjeje, shkollat morrën një vendim: ato deklaruan se shoferët e autobusëve të shkollës nuk do lënë fëmijë nën moshën 8 vjeç nëse një i rritur nuk i pret në stacion. /tesheshi.com/