Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar me sukses një raketë balistike pa mbushje nga Kalifornia, që është testi i katërt i tillë këtë vit.
Raketa Minuteman III është lansuar nga baza Vandenberg e Air Force në Kaliforni, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Los Angeles.
Në deklaratën e forcave ajrore thuhet se kjo provë do të dëshmojë efektivitetin, gatishmërinë dhe saktësinë e sistemeve të armëve.
Raketat Minuteman lansohen rregullisht nga baza Vandenberg, nëpër Paqësor, drejt objektivit në Ishujt Marshall 6,800 kilometra larg. Analizat paraprake janë kryer në shkurt, prill dhe maj.
Testi i fundit i raketave është kryer në një kohë të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut, e cila kohët e fundit ka testuar raketat e veta balistike.
Lansimi i raketave nga Koreja e Veriut të premten dëshmoi se një pjesë e madhe e territorit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Los Angeles dhe Çikago, ndodhen brenda rrezës së këtyre raketave. /tesheshi.com/