Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHBA-ja në luftë civile pas presidencialeve të nëntorit?!

Tej një filmi në pritje që konsiderohet si “parandjenjë” për anën tjetër të fuqisë planetare

by te Sheshi
15/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
SHBA-ja në luftë civile pas presidencialeve të nëntorit?!

Kalifornia dhe Teksasi, që e quajnë veten Forcat Perëndimore, shkëputen të parat nga Unioni. Shtetet e tjera ndjekin shembullin e tyre. Presidenti i emëruar për një mandat të tretë në shkelje të hapur të kushtetutës, zotohet të shtypë shumë shpejt rebelimin.

Ai shfrytëzon fuqinë e plotë të ushtrisë amerikane, dhe autorizon përdorimin e sulmeve me dron ndaj civilëve. Forcat Perëndimore marshojnë drejt Uashingtonit të vendosura për të marrë nën kontroll Shtëpinë e Bardhë. “Lufta Civile” ka mbërritur në kinematë e gjithë botës që të premten e kaluar.

Filmi nuk ofron një shpjegim se si u zhyt në kaos ky version imagjinar i Amerikës. Ai përshkruan veprimet e një grupi gazetarësh dhe e ndërkall shikuesin në mjegullnajën e luftës. Alex Garland, skenaristi dhe regjisor i filmit, thotë se cilido që e ka ndjekur politikën amerikane vitet e fundit e “di saktësisht se cilat janë vijat ndarëse dhe presionet”.

Ndoshta ai nuk e ka parë të nevojshme të vërë në dukje polarizimin e fortë që ekziston brenda vendit, humbjen e besimit tek organet e qeverisjes apo kërcënimin e paraqitur nga një ish-president që mendon se normat demokratike vlejnë për njerëzit e tjerë dhe jo për atë vetë.

Në vazhdën e sulmeve të 6 janarit 2021, kur një turmë mbështetësish të Donald Trump sulmuan Capitol Hill, në një përpjekje për të bllokuar transferimin e pushtetit, kërcënimi i një kryengritjeje është ndjerë si shumë realist. Në parim, një luftë civile në shkallë të plotë vlerësohet se nuk ka shumë gjasa të ndodhë, duke pasur parasysh fuqinë e institucioneve të Amerikës dhe profesionalizmin e forcave të saj të armatosura.

Gjithsesi, sipas një sondazhi të kryer nga YouGov në vitin 2022, 43 për qind e amerikanëve mendojnë se një luftë e tillë “është të paktën disi e mundshme” të shpërthejë në dekadën e ardhshme. Dhe gati 25 për qind, duan që shteti i tyre të shkëputet nga Unioni.

Marjorie Taylor Greene, një kongresmene nga Georgia, një mbështetëse e fortë e Trump, ka thënë: “Ne duhet të ndajmë shtetet e kuqe dhe ato blu”. Në vitin 2021, Nation, një revistë e krahut të majtë, botoi një artikull të gjatë me titull “Pse duhet të shkëputemi nga shtetet e djathta”.

Ndaj për disa amerikanë, filmi “Lufta Civile” ofron një vizion të tmerrshëm të së ardhmes. “Ky nuk është thjesht një film. Është një parandjenjë”, shkroi një qytetar nën trajlerin e filmit publikuar në YouTube. Fansat e Trump kanë deklaruar se filmi është një “programim parashikues”, pasi sipas tyre do të ketë me siguri “një luftë civile, sepse demokratët do të përdorin sërish emigrantët e paligjshëm për të vjedhur zgjedhjet e 2024-ës”.

Filmi i bashkohet një zhanri që ka përjetuar një zhvillim të madh kohët e fundit. Shkrimtarët janë të fiksuar pas idesë së një lufte të dytë civile në SHBA. Kështu, në një roman të vitit 2017 të Omar El Akkad, disa shtete jugore shkëputen pasi qeveria federale ndalon përdorimin e karburanteve fosile.

Në mini-serialin “DMZ” të vitit 2022, Amerika paraqitet e ndarë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shteteve të Lira Separatiste. Por nuk janë vetëm shkrimtarët. Edhe studiuesit i kanë rënë këmbanave të alarmit në libra të tillë si “Si nisin luftërat civile” (2022) nga politologia Barbara Walter, dhe “Lufta tjetër Civile” (2022) nga filozofi Stephen Marche.

Të dy pohojnë se SHBA-ja ndodhet në një situatë shumë të brishtë dhe kaotike. “Shtetet e Bashkuara, janë shembulli klasik i një vendi që po shkon drejt luftës civile”, thotë Marche, duke vënë në dukje ndër të tjera, mungesën e besimit të amerikanëve tek meritat e demokracisë. (Sipas Qendrës Kërkimore Pew, vitin e kaluar besimi i publikut tek qeveria federale arriti nivelin më të ulët historik).

Shumë amerikanë preferojnë rrëfimet mbi luftën civile që ka ndodhur në realitet, sesa spekulimet për një luftë të ngjashme në të ardhmen. Deri më sot, mbi atë luftë janë botuar rreth 60.000 libra, më shumë se numri i ushtarëve që vdiqën në Gettysburg, beteja më e përgjakshme e atij konflikti.

Luftimet e viteve 1861-1865 “zënë një vend qendror në imagjinatën e amerikanëve”, thotë Fredrik Logevall, profesor i historisë në Universitetin e Harvardit. “Çdo brez që nga viti 1865, e ka vlerësuar dhe më pas rivlerësuar kuptimin e luftës civile”, nënvizon ai.

Andrew Preston, historian në Universitetin e Kembrixhit, thotë se lufta “është një gur prove sa herë që amerikanët janë në krizë”. Në vitet 1930, në mesin e Depresionit të Madh, Franklin Roosevelt evokoi konfliktin për të nënvizuar seriozitetin e situatës ekonomike. Po ashtu, ai synonte t’i ofronte popullit amerikan njëfarë ngushëllimi, sepse nëse paraardhësit e tyre mundën të përjetonin Ferrin dhe të mbijetonin, edhe ata do të mund t’ia dilnin.

Gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960, politikanët amerikanë e vlerësuan Abraham Lincoln-in si presidenti që hoqi skllavërinë dhe që nuk veproi “me keqdashje ndaj askujt; me bamirësi për të gjithë; dhe me vendosmëri për të drejtën”.

Në vitin 1963, Martin Luther King zgjodhi të mbajë fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Memorialit të Lincoln në Uashington, për t’i bërë jehonë trashëgimisë së presidentit, por edhe për të treguar se lufta për barazi racore që kishte mbrojtur Lincoln, nuk kishte përfunduar ende.

Por sado e ndarë që dukej Amerika në vitet 1930 dhe 1960, profesorët Logevall dhe Preston këmbëngulin se në atë kohë nuk ka pasur kurrë ndonjë diskutim serioz se një luftë e dytë civile do të shpërthente së shpejti. Sot, historitë e luftës civile reklamojnë mësimet e tyre.

Në librin “Demoni i trazirave”, botuar në fund të muaji mars, Erik Larson bën një kronologji mjeshtërore të ngjarjeve në fillim të shkëputjes së Jugut në vitin 1861. Ai përshkruan një mori personazhesh dhe përdor ditarët dhe letrat për të shpjeguar mendimin e tyre.

Larson thotë se gjatë hulumtimit, u mahnit nga ngjashmëritë në diskursin politik midis mesit të shekullit XIX-të dhe sot. Disa novelistë parashikuan se një luftë civile do të shpërthente midis shteteve veriore dhe jugore. Ashtu si mbështetësit e Trump që janë të bindur se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, edhe shtetet jugore nuk e njohën dikur Lincoln-in si president legjitim, edhe pse ai ishte zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Kjo epokë e historisë nuk është diçka e vjetër e mbuluar nga pluhuri i së shkuarës. Kjo është historia e sotme”, thekson Larson. Duke e analizuar me kujdes atë të kaluar, shumë njerëz sot dëshirojnë që të kenë sërish në krye një udhëheqës politik si Lincoln.

Në vitin 2022 dhe vitin e kaluar u botuan dy biografi të reja mbi Lincoln nga Jon Meacham dhe Steve Inskeep, që u bënë bestseller. Këto libra theksojnë se ligjvënësit kanë shumë për të mësuar nga aftësia e Lincoln-it për të qeverisur përtej ndarjeve.

Një vlerësim i kujdesshëm i rreziqeve me të cilat përballet Amerika moderne, do të fokusohej tek aspektet më pak dramatike, siç është sabotimi i mundshëm i institucioneve demokratike nga Trump gjatë një mandati të dytë, apo përhapja e gënjeshtrave që nxitin urrejtjen.

Por Lufta Civile krijon filma më emocionues. Në filmin e Alex Garland, Forcat Perëndimore arrijnë në Uashington, dhe një bombë shpërthen në Memorialin e Lincoln, duke shkërmoqur kolonat e tij neoklasike. /The Economist/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Zbulimi i një mali nënujor me krijesa të panjohura

Zbulimi i një mali nënujor me krijesa të panjohura

Ç’po ndodh në Sidnei?! Sulm me thikë ndaj një prifti…

Ç’po ndodh në Sidnei?! Sulm me thikë ndaj një prifti...

Të paktën kjo nuk ndodh në parlamentin shqiptar…

Të paktën kjo nuk ndodh në parlamentin shqiptar…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni