Gjykata e Lartë e SHBA lejoi ushtrimin e plotë të ndalimit të udhëtimit për gjashtë vende muslimane në SHBA, të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.
Gjyqtarët, me dy vota kundër, njoftuan të hënën se ndalimi mund të kryhej pavarësisht procedimeve ligjore kundër ndalimit në gjykata.
Ndalimi ka të bëjë me qytetarët e Iranit, Libisë, Somalisë, Çadit, Sirisë dhe Jemenit.
Në fillim të vitit 2017, Trump paraqiti një ndalim për udhëtim të qytetarëve vendet muslimane të përmendura. Ndalimi i udhëtimit nuk zbatohet për kategori të veçanta si diplomatët. /tesheshi.com/