Trupat e Marinës së SHBA-së janë detyruar nga një gjykatë federale të lejojë rekrutët Sikh të rrisin mjekrën dhe të mbajnë çallmën tradicionale, duke hedhur poshtë një argument se një veprim i tillë do të dëmtonte kohezionin e sektorit.
Ushtria, Marina, Forcat Ajrore dhe Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara tashmë i lejojnë Sikhët të bashkohen me radhët e tyre duke respektuar rregullat e kësaj lloj feje, e cila u shfaq në shekullin e 16-të në Indinë veriperëndimore. Sikhizmi i ndalon burrat të presin flokët dhe mjekrën dhe kërkon që ata të mbajnë një çallmë.
Megjithatë, Korpusi i Marinës së SHBA-së refuzoi të jepte përjashtime për tre Sikh që kërkuan të regjistroheshin vitin e kaluar, duke argumentuar se ata duhej të “humbnin individualitetin e tyre” në mënyrë që të funksiononin si grup.
Një gjykatë apeli në Uashington e hodhi poshtë këtë argument të premten, duke gjetur se administrata e Korpusit të Marinës kishte dështuar të siguronte prova se mjekra dhe çallma do të ndikonin në sigurinë ose zhvillimin e qetë të trajnimit. /tesheshi.com/