Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e zezë deputetin e PSD-së, Tom Doshi dhe familjen e tij.
Lajmin e bën të ditur në një njoftim zyrtar instanca e njohur e pushtetit amerikan, siç në rastin e Adriatik Llallës.
Mbi Doshin ka dyshime të forta për korrupsion.
DASH thekson se vendimi u mor në bazë të nenit 7031 (c) të ligjit FY 2017.
“Seksioni 7031 (c) parashikon që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj. Janë përfshirë në korrupsion ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po ashtu ndalon bashkëshorten e tij, Xhovana Doshi.
Vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djali i tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”, theksohet në e-mailin e DASH, të ardhur me email edhe për tesheshi.com.
Siç ndodhi edhe me ish-kryeprokurorin Llalla pritet që edhe ndaj Doshit të nisin hetime nga Prokuroria shqiptare. /tesheshi.com/