Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHBA: Demokratët bashkohen me republikanët në kriminalizimin e fjalës kritike ndaj Izraelit

by te Sheshi
26/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SHBA: Demokratët bashkohen me republikanët në kriminalizimin e fjalës kritike ndaj Izraelit

Nga MJ Rosenberg

Me Trump si president, është e lehtë të harrosh sesa shumë të pashpresë janë një pjesë e mirë e demokratëve të Kongresit, përfshirë edhe prej atyre që duken si progresivë.

Treguesi më i mirë i korrupsionit midis demokratëve është sjellja e nënshtruar ndaj një lobi që për ta është njësoj siç është Shoqata Kombëtare e Armëve për republikanët: lobi izraelit (Komiteti i Çështjeve Publike Amerikë-Izrael dhe organizatat e tij satelite).

Prova më e fundit e këtij nënshtrimi vjen në formën e rritjes së mbështetjes midis demokratëve në të dyja dhomat, për legjislacionin e sponsorizuar nga senatori Benjamin Cardin dhe bashkë-sponsorizuar nga lideri demokrat i Senatit, Chuck Schumer që do ta kthente në krim për amerikanët mbështetjen e bojkotit ndërkombëtar kundër Izraelit, njohur rëndom si BDS. Të gjithë ata që do të shpallen fajtorë për këtë do të përballen me dënimin civil minimumi me gjobë 250 mijë dollarë dhe maksimumi me dënimin penal me gjobitje 1 milion dollarë dhe 20 vjet burg.

Sipas Unionit amerikan për të Drejtat Civile, legjislacioni Cardin do të “ndalojë amerikanët të mbështesin bojkotet ndaj Izraelit, përfshirë vendbanimet në territoret e pushtuara palestineze, të vendosura nga organizata qeveritare ndërkombëtare si OKB dhe Bashkimi Europian. Po ashtu, drafti … përfshin penalitete edhe për kërkesa të thjeshta për informacion në lidhje me këto bojkote. Shkeljet do të ndëshkohen me gjoba deri në 20 vjet burg… ky ligj do të vendosë ndëshkim civil dhe penal mbi individët vetëm për shkak të besimit të tyre politik në lidhje me Izraelin dhe politikat e tij”.

Goxha e habitshme. Përse duhet që dikush të mbështesë një ligj të tillë? Por, ka shumë njerëz, përfshirë edhe mua që e kundërshtojnë bojkotimin e Izraelit (po sigurisht që unë mbështes bojkotin e vendbanimeve), por si është e mundur të kriminalizohet thjesht mbështetja e bojkotit në shenjë proteste ndaj pushtimit? Në fund të fundit, ne bojkotojmë shtetet dhe bashkitë këtu në vend për të protestuar diskriminimin bazuar tek rraca, identiteti seksual apo ndonjë gjë tjetër. Më së fundmi, shteti i Karolinës së Veriut u përball me bojkot në shenjë proteste ndaj politikës së tij kundër lejimit të personave transgjinorë për të përdorur tualetet publike. Si mund të jetë e ligjshme të refuzosh të bësh biznes me Karolinën e Veriut, por e paligjshme të refuzosh të bësh biznes me vendbanimet izraelite?

Përgjigja është e thjeshtë: AIPAC (Komiteti amerikano-izraelit) që është lobimi që pak demokratë (të mos flasim për republikanët) kanë vullnetin ta zemërojnë. Është dërguar edhe një fletushkë “Thirrje për veprim” ndaj të gjithë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit që u thotë, me terma të fortë, se ligji Cardin është prioritet kryesor i lobimit. Sa për Cardin, nuk është e habitshme që ai është sponsori drejtues i ligjit për shkak se ai kurrën e kurrës, devijon nga të bërit e asaj që dëshiron qeveria izraelite dhe se ai është një nga përfituesit kryesorë të kontributeve të fushatës nga zyrtarë të AIPAC dhe dhuruesit e lidhur me ta.

E njëjta mund të thuhet për Schumer i cili gjithnjë ka çuar ujë në mullirin e lobimit izraelit. (Të dy senatorët kundërshtuan ligjin e presidentit Obama për t’i dhënë fund sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të përfundimit të programit të tij të armëve bërthamore).

A po tregohem i padrejtë të përshkruaj motive të tilla për këta demokratë që mbështesin ligjin? (Nuk i përmenda republikanët për shkak se mbështetja e tyre për të, përputhet tërësisht me pikëpamjet e tyre për botën që nuk është e vërtetë për demokratët).

Nuk e mendoj këtë për shkak se secili demokrat që mbështet këtë ligj kundër fjalës së lirë, vazhdimisht kundërshton kufizimet e lirisë së fjalës. Mbështetja e tyre për këtë ligj përfaqëson herën e vetme që ata promovojnë legjislacion për kufizimin e lirisë së fjalës. Nuk mund të imagjinoj arsye tjetër për këtë shkelje të Amendamentit të Parë përveçse kënaqja e AIPAC dhe donatorëve të lidhur me të.

Për fat të mirë, ky ligj mund të ndalet ende. Qytetarët mund të informohen për listat e Senatit dhe Kongresit që po bashkë-sponzorizojnë këtë ligj të neveritshëm. I vini në dijeni për kundërshtinë tuaj. Po aq e rëndësishme është që nëse përfaqësuesi juaj në legjislativ nuk është bashkë-sponsorizues, bëjani të ditur që është mirë të mos përfshihet.

Shumë vjet më parë, njeriu i dytë më i rëndësishëm në AIPAC, Steve Rosen (më pas i paditur sipas Aktit të Spiunazhit të 1917-ës) më shkroi kështu në lidhje me aktivitetet e AIPAC: “Një lobim është si lulja e natës. Lulëzon në errësirë por vdes në dritën e diellit”.

E njëjta gjë aplikohet edhe për ata në Kongres të cilët, duke treguar mungesë respekti për votuesit, marrin urdhëra nga AIPAC. Është koha të hedhim ca dritë dielli edhe mbi ta.

Amendamenti i Parë nuk përfshin përjashtime duke deklaruar “nuk aplikohet në rastin e fjalës kritike ndaj Izraelit dhe vendbanimeve të tij”. Ne nuk mund të lejojmë një lobim dhe mbështetësit e tij në Kongres të shpallin këtë përjashtim. Por, më besoni, ky është qëllimi i tyre dhe përndjekja e mbështetësve të bojkotit është vetëm fillimi.

*MJ Rosenberg ka punuar për 20 vjet në Capitol Hill për senatorët dhe ligjvënësit demokratë të Kongresit. Ai ka kaluar një jetë të tërë në politikën e Uashingtonit, i interesuar sidomos për Izraelin dhe Lindjen e Mesme. Artikulli është botuar në “HuffingtonPost” pasi Rosenberg kontribuon në këtë gazetë.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Liverpuli i pafat, humbet Salah-un, humbet dhe finalen e Champions-it

Liverpuli i pafat, humbet Salah-un, humbet dhe finalen e Champions-it

Imazhet e një finaleje: nuk ka si Reali!

Imazhet e një finaleje: nuk ka si Reali!

Përplasje e frikshme: aksident rrugor me 40 të vdekur në Ugandë

Përplasje e frikshme: aksident rrugor me 40 të vdekur në Ugandë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni