Stërvitja e përbashkët ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut u përshkallëzua me manovra bombarduese në afërsi të kufirit me Veriun komunist.
Këto akte u dënuan nga Peniani. Televizioni shtetëror KCNA transmetoi reagimin e udhëheqësit suprem, Kim Jong-Un, që manovrat ushtarake të Seulit dhe Uashingtonit i cilësoi “akte të pamenduara të një kombi të dëshpëruar”.
Më pas, thuhet se është dhënë urdhri për ushtrinë që të qëndrojë në gjendje gadishmërie maksimale, gati për luftë me Shtetet e Bashkuara.
Por, agjenci lajmesh në Korenë e Jugut raportojnë se në Veri ushtarëve u është dhënë urdhri që të shtojnë racionet ushqimore, në mënyrë që të kenë fuqi për luftë.
Ndërkohë, Peniani kundërshtoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënonte lëshimin e fundit të raketës mbi Japoninë. /tesheshi.com/