Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka “bekuar” kreun e ri të shtetit Ilir Meta.
Në një deklaratë urgjente pas zgjedhjes, selia diplomatike e Uashingtonit theksohet:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”./tesheshi.com/