Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHBA afron vizitën në Ballkan të “njeriut të krizave”, Hoyt Yee në Tiranë para 25 qershorit. Përse?

by te Sheshi
05/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHBA  afron vizitën në Ballkan të “njeriut të krizave”, Hoyt Yee në Tiranë para 25 qershorit. Përse?

Zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka afruar vizitën e tij në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Beograd dhe Podgoricë që ishte parashikuar pas 25 qershorit.

Burime diplomatike, bëjnë të ditur se “njeriu i fortë” i administratës Trump për Ballkanin do të nisë udhëtimin menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe mendohet të jetë data 15 apo 17 qershor.

Megjithëse nuk është vendosur dita e saktë e turit të ri ballkanik, mësohet se Hoyt Yee është alarmuar se skenari amerikan mund të hasë në probleme rrugës, ndaj ka vendosur t’i dalë para situatës.

Ndërsa në Prishtinë, parlamentit të ri do t’i caktohet data kur do të votojë Demarkacionin dhe Zajednicën, në Shkup ai do të ftojë zyrtarisht Zoran Zaevin për vizitë zyrtare në SHBA, kurse në Tiranë ai do të vijë për të firmosur një pakt të ri mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të vazhduar së bashku reformat e mëdha.

Plani paraprak ishte që ai të vinte në Shqipëri pas mbylljes së zgjedhjeve, por lëvizja e Moskës për të trazuar situatën ka shkaktuar alarmin e Uashingtonit.

Zbulimi i spiunit serb në trazirat e 27 prillit në Shkup dhe mundësia e aktivizimit të 400 mercenarëve rusë në trazirat ballkanike, ka shqetësuar thellësisht Uashingtonin për një lëvizje tektonike në rajon.

Ekziston madje një plan që nëse Hoyt Yee vendos që të vijë në Ballkan nga data 20 qershor, ai të qëndrojë në Tiranë edhe datën e zgjedhjeve parlamentare dhe të monitorojë votimet bashkë me një grup të madh vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç njerëzve që do të jenë në ekipin e OSBE-ODIHR-t, nga SHBA pritet të vijnë edhe një ekip kongresmenësh dhe senatorësh nga Komiteti Amerikan i Helsinkit, si dhe nga Organizata Helsinki Watch.

Po ashtu stafi i ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një grup veprimtarësh civilë, pritet të udhëhiqen nga zoti Yee më datë 25 qershor.

Ajo që pwrbwn më tw rëndësishmem e këtij turi është pikërisht angazhimi i përbashkët i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për një pakt paszgjedhor për reformat e mëdha.

Shumë vetë kanë folur pas 17 majit për bashkëqeverisje, gjë që nuk duket shumë e pamundur, pas edhe prononcimit të eurodeputetit gjerman, Fleckenstein, se “bashkëqeverisja me koalicion të madh nuk është një dramë”, por amerikanët janë të interesuar më shumë në një marrëveshje të qëndrueshme PD-PS për zgjedhjen e të gjithë isntitucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kërkojnë të paktën 84 vota.

Gjatë ditëve të punës së komisioneve të vetingut është vënë re një fenomen: ngadalësimi dhe bllokimi prej disa anëtarëve të opozitës, por realisht ata në fund do të duhet të votojnë kandidatët që vijnë nga lista e ndërkombëtarëve të OMN-së. Disa ditë më parë, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përfaqëson PD-në, akuzuan ndërkombëtarët që kanë dërguar në komision kandidatë që ata i shikojnë si “njerëz të Edi Ramës”.

Këto lëvizje janë shikuar nga Uashingtoni, si një rezistencë e paktit tashmë të firmosur mes PD-së dhe PS-së për vazhdimin pa pengesa të procesit të vetingut.

Ka shumë gjasa që gjatë vizitës në Tiranë të emisarit të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA, komisioni i vetingut të kalojë të paktën kandidaturat që duhen për të zgjedhur Komisionin Kombëtar të Vetingut dhe Komisionin e Apelimit të Vetingut, të cilët më pas, gjatë gjithë verës, përkatësisht në korrik dhe gusht, të mbyllin gjithë rivlerësimin e kastës aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të nisur menjëherë në shtator konstituimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Republikës, Prokurorin e Përgjithshëm Special, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtar të Hetimit.

Gjatë vizitës në Tiranë Hoyt Yee pritet të sjellë përfundimisht mesazhin që ky proces do të duhet të përfundohet sido që të venë zgjedhjet.

Por, që nëse ai favorizon një pakt shtesë Rama-Basha, duket se mesazhi amerikan është edhe politik, që tregon qartë se kush janë partnerët e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Frika nga manipulimi i votës më 11 qershor: 40 mijë “ushtarë” në mbrojtje të saj

Frika nga manipulimi i votës më 11 qershor: 40 mijë “ushtarë” në mbrojtje të saj

Snapchat nxjerr “Syzet”: postojnë video në internet

Snapchat nxjerr “Syzet”: postojnë video në internet

Pazar tezë provimi-votë? Rama “vë dorën në zjarr”: e paimagjinueshme!

Pazar tezë provimi-votë? Rama "vë dorën në zjarr”: e paimagjinueshme!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni