Të paktën 5 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në redaksinë e një gazete në Maryland të Annapolis të SHBA.
Autori, rreth 20 vjeç, u kap por që asnjë motiv nuk dihet për sulmin në gazetën Capital Gazette, thanë njoftimet lokale të lajmeve.
Ngjarja po trajtohet si si një incident lokal dhe jo si akt terrorist, tha një zyrtar i hetimeve.
Gazetari Phil Davis, shkroi në Tëitter se një “dikush gjuajti nëpër derën e xhamit në zyrë dhe hapi zjarr mbi punonjës të shumtë”. Ai tha se disa njerëz u vranë.
Presidenti Donald Trump është informuar për të shtënat, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters.
“Ndjenjat dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha ajo. /tesheshi.com/