Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shantazhi i (pa)mundshëm ndaj Visho Ajazit: ja pushteti real i një shefi shërbimi dhe shembulli i Edward Snowden

by te Sheshi
31/10/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Shantazhi i (pa)mundshëm ndaj Visho Ajazit: ja pushteti real i një shefi shërbimi dhe shembulli i Edward Snowden

Është komentuar gjërë e gjatë dorëheqja e djeshme e kreut të shërbimit sekret shqiptar, Visho Ajazi Lika, njeriu që për 5 vjet drejtoi SHISH- i lavdëruar nga e djathta, i mallkuar nga e majta, por i dekoruar nga Edi Rama.

Një pjesë e komenteve, kryesisht ato nga opozita por edhe nga disa qarqe mediatike mbi hipotezat e largimit të Ajazit, konsistojnë në tezën se “qeveria i ka bërë presion kreut të SHISH për t’u larguar, pasi ai ka pasur në dorë sekrete të tmerrshme”.

Një version që gjithsesi mbetet hipotetik deri kur nuk kemi një qëndrim zyrtar apo personal të kreut të larguar të shërbimit inteligjent.

Por pikëpyetja që del në këtë version është se “a mund të shantazhohet një kryespiun?”

Si mundet që një person që ka në dorë nëntokën e sekreteve të vendit të mund të marrë kërcënime nga ato më të rëndomtat, sikur të bëhej fjalë për një drejtor arsimi fjala vjen?

Për ta analizuar këtë fakt, mjafton të marrim disa shembuj vendorë dhe ndërkombëtarë, që ndihmojnë për të qartësuar ndopak situatën.

Fatos Klosi, është drejtori i shërbimit që atëherë quhej SHIK-u dhe që qëndroi në detyrë nga viti 1997-2002, pra fiks 5 vjet sa ishte edhe mandati i Presidentit Rexhep Meidani, që e emëroi dhe e mbrojti kolegun e katedrës së fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Edhe pse Klosi nuk u pëlqye nga dy kryeministra, Fatos Nano dhe Pandeli Majko, dhe pati një presion të fortë politik për ta hequr, Klosi jo vetëm që nuk kishte pse të thyej, por herë pas here nxori nga goja argumente të tmerrshme që tronditën opinionin publik dhe i bënë dëm kryeministrave.

Klosi akuzoi Majkon që ka penguar UÇK-në për të dërguar armë në Kosovë, ndërsa për Fatos Nanon tha që po martohej me një grua që është përpunuar nga shërbimi sekret grek.

E shkarkuan kur i erdhi ora, por Fatos Klosi, prej asaj dite mbush gazetat dhe panelet e televizioneve me gjëra që ende duken interesante, edhe pse përsëriten e përsëriten vazhdimisht.

Kjo, pasi një shef shërbimi, për shkak të detyrës di shumë gjëra. Ai nuk mund të shantazhohet kurrë.

E kundërta madje, ai mund të shantazhojë politikanët, të cilët janë të ekspozuar në publik përballë gjithçkaje.

Kurse shembulli i Edward Snowden është më emblematik.

Ai ishte një operator IT i NSA-së-Agjencisë për Sigurimin Kombëtar të SHBA.

Në një moment që e shikoi oportun, ai mori me vete të futur në një ku rubikoni një USB të mbushur me materialet e përgjimit, apo të sulmeve me dron të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Ja dha ato fakte medias, shëtiti botën dhe sot ndodhet në Rusi, nën mbrojtjen e presidentit Vladimir Putin, i cili i ka dhënë edhe shtetësinë.

Snowden tronditi kupolën e lartë të SHBA dhe u bë makthi i Barack Obama-s kur ishte President.

Kjo, sepse operatori i NSA-së dinte shumë prej operacioneve sekrete dhe kompromentuese, që realisht i kryejnë përgjithësisht shërbimet inteligjente.

Agjencitë e zbulimit, si bazë të punës së tyre kanë mbledhjen e informacioneve dhe këtë nuk e kryejnë me një Kod Procedure siç e bën Prokuroria, pra me pyetje në prani të avokatit apo mbledhjen e provave ligjore. Informacionet vilen duke shfrytëzuar edhe qoshet më të errëta të nëntokës dhe duke përdorur të gjitha mënyrat, e që janë të fshehta.

Pikërisht këto informacione i bëjnë njerëzit që punojnë në spunazh si të pushtetshëm, pasi informacioni është pushteti më i madh në çdo vend.

Deri tani, në historinë botërore, edhe të vendeve totalitare, ka ndodhur që shefat e shërbimit sekret të mos mënjanohen me shantazh, por vetëm të eleminohen shpejt dhe në mënyrë të tmerrshme.

Ashtu i ndodhi Berias, njeriut më të besuar të Stalinit, ministër i Brendshëm i Bashkimit Sovjetik, i cili u eleminua me operacion blitz prej Hrushovit pas vdekjes së Stalinit.

Në Shqipëri, Enver Hoxha eleminoi të gjithë ministrat e Brendshëm në Shqipëri, por pak dihet se ç’u bë me Drejtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilët normalisht që i shërbenin klaneve të ndryshme të pushtetit me anë të njohurive dhe informacioneve që kishin.

Një agjent, analist, inspektor apo edhe drejtues shërbimi, bëhet i fuqishëm menjëherë sapo ai nis të përpunojë informacionin që natyrisht e përcjell tek eprorët.

Por dijeninë s’mund t’ja heqë kush. Nëse e eleminojnë pritet hallka e informacionit. Ndaj gjithmonë në histori, të pushtetshmit, të vetmen rrugë që kanë pasur për të trajtuar spiunët ka qenë ajo e marrrëveshjes me ta, e miklimit, e të bërit mbështetës me bindje.

Edi Rama, sapo erdhi në postin e Kryeministrit, edhe pse e kishte kundërshtuar kandidaturën e Visho Ajazit, punoi me të për 4 vjet, duke e falënderuar publikisht me rastin e “faljes” së godinës në qendër të Tiranës për “Muzeun e Gjetheve”, por edhe e ka dekoruar me medalje speciale.

Ai zgjodhi bashkëpunimin jo të ngushtë, por të “ftohtë” dhe vetëm me komunikime zyrtare, pikërisht se një shef shërbimi nëse hap luftë me të, të bën gjëmën.

Sali Berisha kur ishte kryeministër, sulmoi ashpër SHISH-in dhe kreun e tij pas 21 janarit 2011, por nuk kishte mundësi t’i bënte gjë Bahri Shaqirit, edhe pse e akuzoi për “puçist”. Madje ky mund të quhej edhe shantazh, madje publik.

Por ishte e kotë. Berisha e hoqi Shaqirin vetëm kur Bujar Nishani u zgjodh President.

Emëroi Visho Ajazin, ndërsa ish-kreu i shërbimit punoi i qetë deri kur Ilir Meta e thirri të punonte më të, e sot e ka këshilltar kryesor në Presidencë.

Ndaj, thjeshtimi i pretendimit se Visho Ajazi u dorëhoq nga presioni i Ramës, është gjëja më naive që mund të ndodhë. Edhe njëherë: është fjala për një kryespiun e jo një drejtor disido që e heq dhe e vë si të duash. Dhe ky është shembulli më perfid se si mund të merren njerëzit për budallenj. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Dëmtohet pllakati i një heroi të UÇK-së, irritohen familjarët dhe shokët e armëve

Dëmtohet pllakati i një heroi të UÇK-së, irritohen familjarët dhe shokët e armëve

10 gjërat që mund të bëni me bishtat e hudhrave të njoma

10 gjërat që mund të bëni me bishtat e hudhrave të njoma

Puna e fadromave në Himarë, protestohet me flamurin grek

Puna e fadromave në Himarë, protestohet me flamurin grek

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni