A keni dëgjuar ndonjëherë për kukamelonin? Është një frut me pamjen e shalqirit, por me përmasat e një kokrre rrushi. “Food and Wine” thotë se ky frut nuk është zbuluar tani, por ka shekuj në qarkullim dhe origjinën e kanë nga Meksika. Njihen edhe si shalqinjtë e minjve.
Por, pse i njohëm vetëm tani? Kohët e fundit janë bërë të njohur pasi janë shumë fotozhenikë për Instagram dhe çdo person që ka pasur mundësinë t’i bien në duar, ka bërë foto dhe i ka postuar në rrjetin social.
Ky frut njihet ndryshe edhe me emrin shkencor melothria scabra dhe nuk sjell asnjë efekt anësor konsumimi i tij. Ka 15 kalori për 100 gramë dhe është mirë të përdoret i papjekur, pasi në këtë gjendje ka më shumë vlera ushqyese./tesheshi.com/