Autoritetet lokale në qytetin e Dalian, në Kinën verilindore, po testojnë miliona banorë pasi u shfaqën shtatë raste të reja të koronavirusit në 24 orët e mëparshme, raporton AP.
Përhapja, e cila shpërtheu në ditët e mëparshme, arriti në numrin e 12 pacientëve. Në disa lagje, autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe kanë ndaluar tubimet publike dhe askush nuk mund të largohet nga shtëpia përveç disa punonjësve që punojnë në shërbime të rëndësishme.
Pekini gjithashtu ngriti nivelin e sigurisë pasi dy raste asimptomatike u shfaqën të enjten, dhe para kësaj kishte dy raste javën e kaluar.
Dalian filloi testimin masiv në vendbanimet dhe vendin e punës të një personi që është një rast asimptomatik – një punonjës që punonte si mirëmbajtës frigoriferi.
Kina kishte 14 raste të reja të virusit koronavirus të enjten, njoftuan autoritetet shëndetësore atje të premten.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të përditshme se shtatë raste të reja ishin importuar nga jashtë, dhe të shtatë infeksionet lokale ishin në provincën verilindore të Liaoning.
17 raste asimptomatike u zbuluan të enjten, por autoritetet kineze nuk i përfshijnë ato në listën e të sapoinfektuarve, shkruan Reuters. /tesheshi.com/