Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shahu: më shumë se lojë, një histori alternative e njerëzimit

by te Sheshi
15/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Shahu: më shumë se lojë, një histori alternative e njerëzimit
13
SHARES

Në episodin e tretë të “Rrjetit”,  D’Angelo Barksdale, trafikanti i ashpër por thellë-thellë zemërbutë, përballet me dy anëtarë të vegjël të bandës së tij të ulur rreth një fushe shahu. Vetëm se ata nuk janë duke luajtur shah – ata nuk dinë. “Ju, përse nuk po luani”, pyet ai. “Shahu është loja më e mirë”.

Sipas personazhit tonë, shahu është lojë më e njohur nga sa ata mendojnë. Eshtë një mbret sikundër njeriu për të cilin ata punojnë, që nuk bën shumë punë vetë pasi gjithë të tjerët e mbështesin. Eshtë një mbretëreshë që bën gjithçka i pëlqen, “sikundër partneri i bosit”. Dhe më pas janë ushtarët. Ushtarët, thotë d’Angelo me një ndezje emotive në tipare, janë ata që rrinë në këmbë e që zakonisht bien shpejt. Por, ata nuk ngjasojnë me asnjë gur tjetër sa i takon një pike thelbësore: ata kanë perspektivë. Nëse një ushtar arrin t’ia dalë gjallë për një kohë të gjatë dhe shkon deri në fund të fushës, bëhet mbretëreshë. “Dhe ajo ka në dorë gjithë lëvizjet”.

Historia e shahut, thonë studiuesit, është një histori metaforash dhe mësimesh morale. Shahu lindi si lojë në Indinë e shekullit të pestë, dhe kudo që ka mbërritur prej asaj kohe ka qenë një imazh reflektues i botës rreth e qark. Deri në shekullin e 19-të, kur u standardizuan rregullat – kur lindi version Staunton që ne luajmë sot – reflektimet e pasqyrës ishin ruajtur pjesë-pjesë, që tregon edhe për aftësinë e jashtëzakonshme të lojës për t’u përshtatur me vende dhe popuj. Në Indinë e Lashtë nuk kishte oficerë, torre apo mbretëresha, por elefantë, karroca dhe ministra lufte. Në botën e Islamit të hershëm, nuk mund të gjeje imazhe kafshësh apo njerëzish, kështu që loja luhej me cilindra elegantë dhe konikë prej fildishi apo guri, ushtarët rreshtoheshin si një batalion kriporesh.

Dhe në Norvegjinë e shekullit të 12-të, mbretërit ishin figura mjekroshe me flokë të shndritshëm, përkrah të cilëve renditeshin luftëtarë të tërbuar me parzmore – kjo ishte bota e fushës së shahut Ljuis që ndodhet tani në Muzeumin Britanik.

Përshtatshmëria ka qenë një kusht për jetën e gjatë të lojës së shahut dhe në disa raste është provuar të jetë një faktor kyç në një kuptim më të thellë. Mbretëresha në fushën Ljuis qëndron e rehatuar në fronin e saj, me fytyrën përtueshëm midis duarve. Larg së qëni figura që shkon ku të dojë dhe bën ç’të dojë që është në lojën e sotme, ajo ishte e zhytur në mërzi. Kur u krijuan rregullat,  mbretëresha ishte një figurë e re në fushë, pasi kishte zëvendësuar ministrat e shekullit të dhjetë: ishte moment kur shahu mbërriti së pari në oborret mbretërore europiane. Por, ashtu si dhe vetë shahu, ajo ishte një figurë e zbehtë që lëvizte vetëm me një kuti diagonalisht – “vetëm pjerrtazi”, si thuhej në një traktat mesjetar pasi “gratë janë kaq lakmitare sa mund të fitojnë vetëm me mjetet e vjedhjes dhe padrejtësisë”.

Vetëm në shekullin e 15-të,  – epoka e grave të fuqishme si mbretëresha Izabela e Spanjës,  siç vë në dukje historiani i shahut, Marilyn Yalom – asaj iu dha liria për të lëvizur në fushë. Papritur, shahu fitoi më shumë shpejtësi, më shumë dinamizëm, më shumë linja sulmi dhe qoshe mbrojtjeje. Loja, tashmë një mijëvjeçare, nuk u kthye më pas.

Nën gjithë këtë ndryshim formash qëndron në thelb një strukturë abstrakte rregullash dhe fuqish të ndërlidhura. Duke lënë mënjanë bukurinë ornamentale, shahu ose të fikson ose të bën të ndjehesh siç thoshte Montaigne, që “ta urresh dhe ta shmangësh pasi nuk luan dot mjaftueshëm”. Shahu, duhet pranuar,  është marramendës. Të ndjekësh një lojë profesionistësh, është njësoj si të humbësh në një territor nocionesh algjebrike. Kur 13-vjeçari Bobby Fischer sakrifikoi mbretëreshën e tij kundër Donald Byrne në të ashtuquajturën lojë e shekullit në vitin 1956, u konsiderua një nga lëvizjet më të shkëlqyera në historinë e shahut – një madhështi që jo shumë e morën vesh.

Pastaj, janë numrat e përfshirë, të kuotuar vazhdimisht dhe gjithnjë imagjinarë. Kur matematicienët llogarisin pozicionet e mundshme në fushë, ata dalin me shifra të tilla si dhjetë në fuqi të 120. Edhe nëse kjo shifër është më e madhe sesa numri i atomeve në universin që njohim – aktualisht është kështu – mbahet peng nga një fat mikroskopik. Por çështja është e qartë: shahu është një përpjekje e pambarim, e cila përkufizon jetëgjatësinë e lojës.

Ky abstraksion, ky refuzim për të pasur kufij, llogaritet se përbën tërheqjen e të talentuarve dhe lunatikëve.  Por gjithashtu, ajo e bën lojën kaq çuditërisht njerëzore.

Në raundin e 17-të të lëvizjeve në përballjen me Byrne, mbretëresha e Fischer u gjend nën sulm nga oficeri i kundërshtarit. Por, Fischer u mendua. Lëvizja më e mirë, vendosi ai, nuk ishte ta tërhiqte mbretëreshën në një vend më të sigurtë. Lëvizja më e mirë ishte të lëvizte oficerin e vet me dy kuti, në e6. Dukej si verbëri ndaj rrezikut. Por shahu është një lojë e pasojave të logjikës dhe futjes së ngadaltë në kurth, që Benjamin Franklin e quante “variacion pa mbarim i ngjarjeve të mira dhe të këqija që janë, në një farë shkalle, efekte të maturisë ose përpjekjes për maturi”.
24 lëvizje më pas, Fischer fitoi –një rezultat që, sipas llogaritjeve të tij, ishte i pashmangshëm me sakrifikimin e mbretëreshës. Ishte një sakrificë por edhe një sulm, dhunë që u shndërrua në qetësi.

Kompleti i shahut që ndoshta i afrohet më shumë bukurisë abstrakte është ai i dizenjuar për Bauhaus në vitin 1924 nga Josef Hartwig. Ashtu si dhe figurat e hershme Islame, ato  janë të zhveshura nga imagjinata tokësore. Ajo që Hartwig bëri në vend të këtyre figurave ishte të kapte lëvizjen e secilës prej tyre në tre dimensione, forma që ndiqte funksionin e tyre. Kali merr formën e një L me kërcimin përmes kutive që bën, ndërsa diagonalja e oficerit shfaqet si një X. Mbretëresha është një kub i vendosur mbi një sferë – mishërim i dominimit të fushës – dhe mbreti një shpikje e guximshme kutish.

“Kur një lojtar shahu sheh fushën”, shkruante Arthur Koestler ndërsa mbulonte ndeshjen e kampionatit botëror midis Fischer dhe Boris Spassky në vitin 1972, “ai nuk sheh një mozaik të palëvizshëm, një ‘peizazh të vdekur’, por një fushë magnetike forcash, të ngarkuar me energji”.

Hartwig e distiloi këtë energji dhe pas 1500 vjetësh ndryshimesh në kohë, shahu më në fund dukej vetvetja.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Kurti: PAN do të dështojë, Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re

Kurti: PAN do të dështojë, Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re

Zjarri në Londër: refugjati sirian 23-vjeçar identifikohet si viktima e parë e tragjedisë

Zjarri në Londër: refugjati sirian 23-vjeçar identifikohet si viktima e parë e tragjedisë

Nga Christian CARYL*: Çfarë na tregon zjarri në Londër për krizën e demokracisë Perëndimore

Nga Christian CARYL*: Çfarë na tregon zjarri në Londër për krizën e demokracisë Perëndimore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni