Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shafrani ose “Ari i kuq” i shëndetit, flet shqiptari që kultivon bimën çudibërëse në Mitrovicë

by te Sheshi
08/12/2016
in Kryesore, Shëndet & Gatim, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Shafrani ose “Ari i kuq” i shëndetit, flet shqiptari që kultivon bimën çudibërëse në Mitrovicë
24
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Shafrani është një bimë shumë e veçantë. Ajo përdoret për shërimin, trajtimin dhe lehtësimin e mbi 90 sëmundjeve. Ndër të tjera shafrani është ilaç natyral për depresion dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjes si Alzheimeri. Shafrani përdoret në kuzhinë për t’i dhënë shije gjellërave, mund të bëhet çaj, si dhe gjen përdorim edhe në industrinë farmaceutike. Shafrani ndryshe njihet edhe si “Ari i kuq”. Emri rrjedh nga fjala persiane za’faran, që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë “bëhu i verdhë”.

img_04121

Kjo bimë është pak e njohur në Kosovë. Në shtatë vitet e fundit ka filluar kultivimi i kësaj bime dhe mund të numërohen në gishta ata që merren me kultivimin e saj. Njëri ndër ta është Nexhmedin Kahrimani nga Mitrovica. Ai gjatë një prononcimi për portalin tesheshi.com rrëfen se si ka filluar që të merret me kultivimin e kësaj bime, mënyrën e mbjelljes, kultivimin dhe shitjen.

“Në vitin 2013 kam vendos të merrem me ketë kulturë bujqësore, ndërsa në fund të vitit 2014 kemi filluar mbjelljen me ndihmën e granteve nga Bashkimi Evropian, që i jam shumë mirënjohës për ndihmën. Tani është viti i dytë dhe jemi shumë të kënaqur me ketë kulturë bimore. Ne i kemi mbjellë 1 hektar me shafran të cilat trajtohen komplet me plehra organike, që do të thotë është 100% bio”, thotë Kahrimani.

Ai thekson se gjatë kohës së vjeljes i angazhon deri në 15 punëtorë, ndërsa gjatë vitit është i punësuar në mënyrë konstante një punëtor.

7dde3f66-a03e-4f1e-924f-efc9150f8a90

Mitrovicari na tregon se mbjellja e kësaj bime bëhet në mënyrën e njëjtë siç mbillet qepa, sepse edhe forma e farës është sikur fara e qepëve.

“Vjelja e shafranit fillon në fillim të tetorit dhe zgjat një muaj. Komplet vjelja bëhet me duar, ndërsa pas vjeljes fillon edhe ndarja e gjetheve nga fijet (stigma) dhe pastaj fijet thahen dhe fillon paketimi dhe shitja. Shafrani është lule nga e cila merren vetëm fijet e brendshme të cilat janë të kuqe, ndërsa pjesa tjetër e lules përdoret për përpunimin e vajit të shafranit, i cili përdoret në industrinë e kozmetikës si dhe të farmaceutikes”, thotë Kahrimani.

Qytetarët e Kosovës janë pak të informuar për shafranin

Kahrimani thotë se në Kosovë informimi rreth kësaj bime mungon, dhe se ai me bashkëpunëtorët po bëjnë përpjekje që me marketing të të gjitha formave të vetëdijesojnë popullatën për përdorimin e kësaj bime shëruese si dhe mëlmesë për ushqime.
c32dabbe-fc1e-44b8-b144-c9fa4a2e30a0

“Shafrani shitet në gjithë botën, ndërsa kemi filluar edhe tek ne. Çmimet e shafranit variojnë sipas kualitetit të tij. Duhet të kemi kujdes se shafrani që ne e prodhojmë me shafranin indian kanë dallime shumë të mëdha. Për shafranin që ne e kemi, çmimi në tregun botërore fillon nga 10  – 50 euro për gram. Në fakte çmimi i tij llogaritet sikur çmimi i arit në berzë”, teksoi Kahrimani .

Ai tregon se shumë raste ka marrë informata kthyese nga njerëzit që e kanë përdorur shafranin se kanë pasur përmirësime të mahnitshme në shëndetin e tyre.

“Që shafrani është një nder bimët më kulitative për shëndetin e njeriut nuk ka asnjë dyshim. Kjo njihet që nga kohët e lashta ku sot e ka marrë një emër “Ari i kuq”. Ndërsa sipas informacioneve që ne kemi si dhe informacioneve nga ueb-faqe të ndryshme, shafrani shëron, ndihmon dhe lehtëson mbi 92 lloje të sëmundjeve të ndryshme.  Ata njerëz që i njohim dhe kanë filluar ta përdorin kemi rezultate fantastike me përmirësimin e sëmundjeve të ndryshme. Kemi raste konkrete, të diabeti është ilaç shumë efektiv, te tensioni, te reumat e nyejve, për pagjumësi…etj”, thotë ai.

Ai ka hapur edhe një ueb-faqe www.saffronteam.com ku munde të gjenden të dhëna më të detajuara në lidhje me shafranin.

Disa nga dobitë e shafranit

Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.

Vaji esencial përmban safranal i cili ka efekt qetësues, heq dhimbjen dhe ngërçet. Librat e vjetër përmendin se shafrani i përzier në qumësht mund të përdoret si një kompresë për sytë e lodhur dhe se preparate të ndryshme ndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve, ngërçeve tek foshnjat dhe të tjerët. Ai gjithashtu mund të përdoret për astmën dhe kollitjen, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe menstruacionet e dhimbshme.
24dfac0f-7d7b-44f6-a69c-fa831d58969fShafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6. Shijen e ka shumë të butë, dhe përdoret kryesisht për shkak të ngjyrës së bukur të verdhë të cilën ua jep gjellëve me oriz (paella, rizoto) dhe supë franceze të peshkut bouillabaisse.

Ndër të tjera, shafrani vepron kundër qelizave kancerogjene dhe lufton tumoret e ndryshme, ndikon në sistemin nervor qendror, duke parandaluar dridhjet trupore të njohura si sëmundja e Parkinsonit.

Një studim i fundit i ndërmarrë nga University of Tsukuba në Japoni, ka zbuluar se “Curcumin”-i, një përbërës i rëndësishëm i shafranit, ose i rrënjës së shafranit të gjelbër, të quajtur ndryshe edhe “Kurkuma”, ushtron thuajse të njëjtin funksion pozitiv mbi shëndetin e enëve të gjakut, sa ç’ushtron krahasimisht edhe nëse do të kryenim aktivitet fizik përgjatë një ore, në palestër apo natyrë qoftë.

Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

Shafrani mund të përdoret edhe për qëllime kozmetike. Falë përmbajtjes së tij të pasur me antioksidantë, ai e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Maska nga shafrani dhe papaja e freskët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe kontribuon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave.

Ndryshe, prodhuesi kryesor i shafranit në botë është Irani me 90 -93% të prodhimit të përgjithshëm botëror që është rreth 300 ton në vit. Në vendin e dytë renditet Greqia me rreth 6 ton e përcjellë nga India (Kashmiri) dhe Maroku me nga rreth 2.3 ton në vit. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Homazhe për Andrea Stefanin: dyndje në hollin e RTSH-së për “lamtumirën e fundit”

Homazhe për Andrea Stefanin: dyndje në hollin e RTSH-së për “lamtumirën e fundit”

Studimi: prindërit nuk e kuptojnë gjithmonë kur fëmijët gënjejnë

Studimi: prindërit nuk e kuptojnë gjithmonë kur fëmijët gënjejnë

Edhe pse hallet ndryshojnë, Basha nuk lodhet të shkruaj fjalim të ri

Edhe pse hallet ndryshojnë, Basha nuk lodhet të shkruaj fjalim të ri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni