Gjenerata e ardhshme e jelekëve anti-plumb mund të bëhet nga një lloj sfungjeri nga metali. Duket çmenduri apo jo?! Materiali i ri i zhvilluar nga hulumtuesit e
Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut në SHBA, mund të përdoret në makina për të zbuluar efektin e përplasjes. Për shembull nëse një makinë përplaset me një shpejtësi prej 28 km në orë, prania e këtij super materiali mund të bëjë të duket sikur është përplasur me 5 km në orë.
Gjithashtu, ky lloj metali e duron nxehtësinë. Në fakt, mund të përdorët për të veshur muret e strehimeve bërthamore, apo në avionët ushtarakë si dhe në pajisjet mjekësore. /tesheshi.com/