Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sfidë Buzhalës: sill një Reçak osman të dokumentuar…

Ç’ndodh kur bashkohet ligësia me budallallëkun

by te Sheshi
18/01/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Sfidë Buzhalës: sill një Reçak osman të dokumentuar…

Vizita e Erdoganit të hënën në Shqipëri, u pasua në mbrëmje, teksa ai udhëtonte në kthim drejt Turqisë, nga debatet mbi të në studio televizive. Në një sosh ishte dhe Berat Buzhala, i cili edhe ai vuante faktin se lideri turk na kish fyer ne sedër kombëtare pasi vizitën e tij e bëri në ditëvdekjen e Skënderbeut. E besonte vërtet këtë gjë. Pra, e besonte se Erdogan qëllimisht kishte zgjedhur këtë ditë. Dhe përmasa e budallallëkut në këtë rast ishte e palimit, pasi ofroi dhe një krahasim me shumë ligësi brenda. Sipas tij, ardhja e Erdoganit në ditëvdekjen e Skënderbeut, ishte njësoj si të vinte në Vuçiç në Kosovë ditëndodhjen e Reçakut(!). Pra, ja ç’ndodh kur ligësia bashkohet me budallallëkun.

E para, ditën që Erdogan vizitoi Shqipërinë nuk ka ndodhur ndonjë masakër; thjesht ka vdekur Skënderbeu, jo në luftë, pra jo i vrarë, por nga një vdekje natyrale.

E dyta, ditëvdekja e Skënderbeut në Shqipëri nuk është përvjetor me aktivitetet zyrtare, s’ka qenë madhe kurrë e tillë. Për heroin e saj kombëtar, Shqipëria nuk ka një ditë të veçantë pëkujtimore. 17 janari përbën thjesht kujtesë kalendarike si ditëvdekje e Skënderbeut dhe kaq. Kështu ka qenë gjithnjë, në çdo kohë.

E treta, Erdogan s’është Vuçiç, pasi nuk mban mbi shpinë asnjë barrë morale krimesh. Dhe këtu është rasti për të potencuar një detaj, të cilin, anti-osmanët apo anti-turqit, nga injoranca apo ligësia, nuk arrijnë ta kapin dot: ç’vraje e prerje ka bërë Turqia ndër shqiptarë atë botë – data, vende, ngjarje…?

Pra, siç ofrohen të tilla për pushtues si serbët, italianët, gjermanët, apo siç rastin me çamët, për të cilat memoria historike ka data, vende, ngjarje, ku janë këto në rastin e osmanëve apo turqve?

Le të ofrojnë shifra dhe fakte, pra vrasjesh apo masakrash, në aksh vit, në aksh datë, në aksh vend, me aksh viktima.

Krahasimi alla Buxhala, ose budalla siç do thoshte Kim Mehmeti, i ngjan barazimit serbë e turq përballë shqiptarëve, një ndër idiotizmat më ulëritës të atij nacionalizimit folklorik ku nuk funksionon as logjika më minimale. Serbia ka patur e ka synime territoriale ndaj hapësirës shqiptare, ndërsa Turqia as ka patur e as ka. Ngjashëm si Serbia është dhe Greqia. Pra, janë dy vende, që paçka se në një moment historik mund të kesh raporte të mira, faktin që synojnë hapësira të shtëpisë tënde – një dhomë, një ballkon a një garazh – ky lloj fqinji është dhe armik në tentativë njëherësh.

Ne jemi miq sot me Italinë dhe Gjermaninë, pasi ata, edhe pse pushtues dikur, nuk synojnë asgjë nga prona jonë.

Ndërkohë, pushtimi turk i është i formës sundim e jo pushtim klasik, sipas kontekstit historik kur ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Mirëpo budallenjtë plot ligësi të të sotmes, e marrin të sotmen si kut gjykimi për të djeshmen. E djeshmja ishte krejt tjetërfarë nga e sotmja, ku më e pakta nuk kishte as formë shtetërore nacionale e as ndërgjegje nacionale, të formuara këto shekuj më vonë.

Marrja e Ballkanit nga osmanët dhe sundimi për shekuj ishte një zhvillim determinant historik, i pashmangshëm e krejt i natyrshëm. Bëhet fjalë për një kohë me qeverisje perandorake: binte njëra, vinte tjetra. Pra, ra Bizanti dhe u zëvëndësua nga Perandoria Osmane. Kjo, edhe pse e thjeshtë, ngjan e komplikuar për mendimin buzhalesk pa mendim. Ndaj, më mirë t’u kërkohet si sfidë ajo tjetra: të sjellin një Reçak të dokumentuar të asaj kohe me autorë osmanë e viktima shqiptarë? Nëse nuk e bëjnë, ta qepin gojën! /tesheshi.com/   

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Qeveria britanike po ngrin shumën e abonimit në BBC

Qeveria britanike po ngrin shumën e abonimit në BBC

Kush do e zëvëndësojë Sassolin e ikur?

Kush do e zëvëndësojë Sassolin e ikur?

Një gjobë për kandidatin presidencial francez

Një gjobë për kandidatin presidencial francez

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni