Servet Pëllumbi, një nga figurat qendrore në PS për disa vjet, i njohur ndryshe edhe si “profesori i socialistëve”, e sheh kontestimin e PD për emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit si varfërim idesh në lidershipin e ri opozitar.
Ai shpreh opinionin e tij në lidhje me debatin e nisur nga demokratët për emërimin e disa figurave në radhët e maxhorancës së re socialiste.
Në këtë kuadër, Pëllumbi thekson se në asnjë vend të Europës nuk flitet për antikomunizëm.
Sipas tij, kur kanë kaluar 27 vite nga ndryshimi i sistemit, përdorimi i tezave për antikomunizëm dhe kundërshtimi i emrave të veçantë, është mungesë mendimesh dhe qëndrimesh nga lidershipi i ri demokrat.
“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomunizëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidimi i demokracisë. Tezat për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve të Partisë Demokratike, në një kohë që pretendon se drejtohet nga një lidership i ri. Pas 27 vitesh nuk mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”, deklaroi Servet Pëllumbi për Panorama.
Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama ka qenë i vendosur që, pavarë sisht kundërshtive të opozitës, t’u qëndrojë propozimeve të tij për Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn.
Opozita, nga ana tjetër, ka deklaruar votën e saj kundër dy figurave, që sipas tyre fyejnë shqiptarët për shkak të lidhjeve me regjimin komunist. /tesheshi.com/