Daniela Gjoka, 19-vjeçe, është jetëhumbura e radhës në Velipojë. I përket jo ndonjë sherri apo përplasjeje me armë, por një shpërthimi aksidental bombule gazi ndodhur ditë më parë.
Ajo po flinte në hotelin e familjes së saj teksa bombulat e gazit në kuzhinë shpërthyen, me pasojë disa të plagosur.
Thuhet se e ndjera do martohej muajin e ardhshëm.
Ajo ishte çuar për kurim në Itali, por nuk ia doli dot.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeçe, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthim. /tesheshi.com/