Kremlini ka deklaruar këtë të mërkurë se të gjitha kanalet e komunikimit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve RIA.
“Thuajse çdo nivel i dialogut me Shtetet e Bashkuara ka ngrirë. Ne nuk komunikojmë me njëri-tjetrin, por edhe nëse komunikojmë, e bëjmë shumë pak”, – u shpreh zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov.
Agjencia e lajmeve ‘RIA’ ka përmendur edhe deklaratën e Peskov në lidhje me ri-kandidimin e presidentit Putin në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018.
Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur përplasje dhe ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas akuzave nga Obama dhe CIA se Rusia ka ndikuar me anë të sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale amerikane./tesheshi.com/