Ndryshe nga ç’pritej, ka dështuar sërish një takimi radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, për formimin e një qeverie të përbashkët, rënë dakort në parim por pa mundur të konkludojnë konkretisht.
“Jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë ende deri në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.
“Krejt çka mund të them për sonte, është që nuk pati marrëveshje. Krejt çka mund të them është se do të shohim në ditët e ardhshme si do të veprojmë”, ka thënë nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca.
Siç është bërë e qartë tashmë, pika ku kanë ngecur Kurti e Mustafa, është posti i Presidentit, pra njeriu që do jetë pas Thaçit. LDK e do me patjetër kreun e shtetit në porcionet e “tepsisë” në bashkëqeverisjen VV-LDK.
Në këtë të shtunë ishte pritshmëria më e madhe për një “tym të bardhë” që do dilte prej tyre, gjë që nuk ndodhi. /tesheshi.com/