Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sërish barriera tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

by te Sheshi
09/07/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Sërish barriera tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdojnë që të kenë ngecje sa sidomos në aspektin e shkëmbimit tregtar. Deklaratat populiste e zyrtarëve shtetëror të dy vendeve dhe mbledhjet e dy qeverive, siç shihet më shumë kanë qëllime dekorative sesa efektive dhe praktike.

Pra në këto takime të dy qeverive, por edhe të ministrave të dikastereve përkatëse duhet të diskutohet për çështje të tilla praktike, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare. Kjo ka rëndësi të madhe sidomos për produktet bujqësore, pasi që dihet se sezoni i korrjes së rendimenteve fillon më herët në Shqipëri se sa në Kosovë dhe në këtë aspekt shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore do të mundësonin praninë e produkteve të freskëta në të dy vendet gjatë gjithë sezonit veror.

Së fundi Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Dogana e Shqipërisë kanë vendosur referenca tregtare për prodhimet nga Kosova.

Doganat e Shqipërisë kanë vendosur një rregull të ri, ku për patatet dhe qepët e Kosovës të rritet referenca tregtare nga 0.14 në 0.18 euro, që nënkupton një pamundësi konkurruese në tregun e Shqipërisë.

“Sot, në Odën Ekonomike të Kosovës qëndroi një grup i fermerëve dhe prodhuesve kosovarë që merren ekskluzivisht me prodhimin e qepëve dhe patateve ku shprehën shqetësimin e tyre për vështirësitë e eksportit të prodhimeve ‘Made in Kosova’ në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Këta prodhues, sipas OEK, janë ballafaquar me këto problem edhe në të kaluarën por gjithnjë duke menduar se këto sfida i takojnë të kaluarës pasi që janë organizuar debate të shumta dhe takime, qoftë në nivel të presidentëve apo edhe ministrave por problemet për bashkëpunim me Shqipërinë vazhdojnë edhe më tutje.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës është shqetësuese kur masa të tilla kundër produkteve kosovare ndërmerren mu në kohën e sezonit turistik ku pjesa dërrmuese e vizitorëve janë nga Kosova, dhe në prag të takimeve dhe Samiteve Rajonale dhe Evropiane ku promovohet bashkëpunimi Ekonomik duke eliminuar barrierat e të bërit biznes si parakusht i integrimit ekonomik në familjen evropiane.

Për këtë problematikë është e njoftuar edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të shfrytëzimit të mundësive dialoguese me homologët nga Republika e Shqipërisë që këto eksperimente me prodhimet kosovare nga ana e Shqipërisë të mos përsëriten më.

Nga barrierat tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës përfiton Serbia

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se vendimi i Doganës së Shqipërisë karshi produkteve bujqësore nga Kosova për rritjen e referencës doganore nga 0.14 euro në 0.18 euro bie ndesh me marrëveshjet e dy qeverive e organizuar pikërisht për lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve si dhe bie ndesh me marrëveshjet si CEFTA për tregti të lirë për anëtarët e CEFT-as si dhe me parimet e tregtisë së lire ku me këtë rast ka cenuar konkurrencën e lirë, sepse qysh në start produktet bujqësore nga Kosova dalin me çmim me të shtrenjtë para konsumatorit shqiptar.

“Po ashtu ky vendim në sezonin e turizmit veror ku dihet që turistët nga Kosova shumica zgjedhin bregdetin Shqiptar pra në vend që të ju mundësohet që turistët kosovare të konsumojnë produkte nga Kosova, kur dihet se shija e kosovareve dallon për nga ajo shqiptare. Me veprimet e Qeverisë Shqiptare karshi Kosovës në bashkëpunimin ekonomik bien të gjitha ato dëshira që nga të anët e kufirit trumbetohet për një bashkim kombëtar”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se këto veprime lënë shumë për të dëshiruar dhe më e rënda është se të dy shtet si Shqipëria dhe Kosova me shumë kanë bashkëpunim ekonomik me shtetin serb, sesa në mes vete.

“Pra në vend që të unifikohen normat tatimore dhe tarifat doganore me ketë rast Shqipëria ka bërë një hap mbrapa dhe mund të paramendohet nëse edhe Kosova bënë të njëjtin hap, duke marrë masa reciprociteti me ketë do të përfitonte vetëm një shtet  tjetër, në ketë rast Serbia. Në këtë situatë është e domosdoshme që të dy ministritë përkatëse të ulen dhe të vendosin norma dhe tarifa doganore që do të jenë në shërbim të bizneseve prodhuese nga të dy anët e kufirit”, theksoi Kadriaj.

Këto barriera tregtare po ndodhin kur konsiderohet se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është në nivel të kënaqshëm, ndërsa u paralajmërua edhe për një përafrim më të madh, pasi që në media u raportua se kryeministri Edi Rama në mandatit e ardhshëm Ministrinë e Jashtme mund t’ia besojë një shqiptari nga Kosova. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shkeljet: “Kultura” kosovare e zhytur në dallavere

Shkeljet: “Kultura” kosovare e zhytur në dallavere

Tashmë Facebook ju kursen internetin, gjen automatikisht Wi-Fi

Tashmë Facebook ju kursen internetin, gjen automatikisht Wi-Fi

Pas “timonit” dhe “tepsisë”, vjen “vota kuqezi”

Pas “timonit” dhe “tepsisë”, vjen “vota kuqezi”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni