Një aksident i rëndë ka ndodhur sërish në rrugët e Shqipërisë.
Në Burrel autobusi i linjës së Tiranës është përplasur dhe si pasojë 7 pasagjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë autobusi linjës Burrel-Tiranë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasjë shtatë pasagjerë mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi në dalje të qytetit të Burrelit.
Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë për mjekim në Spitalin e Burrelit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjne e rrethanave të aksidentit.
/tesheshi.com/