Roma pret të luajë në mbrëmje ndaj Sasuolos, Lacio u ndal në fushën e Kaljarit, dhe Juventusi e Napoli i fituan takimet e tyre në transfertë.
Kjo është ajo çka ngjau këtë të dielë me katër ekipet kryesuese të kampionatit italian.
Fillimisht qe Napoli që fitoi 2-3 në fushën e Empolit, duke e kaluar presionin te rivalët. Juventusi diti ta zgjidhë mjaft mirë situatën, duke marrë tre pikë nga transferta ndaj Sampdorias. Fitorja 0-1 erdhi nga një gol i Cuadrado-s që në minutën e 7-të. Ndryshe tyre, Lacio u kthye me një barazim 0-0 nga përballja me Kaljarin në fushë kundërshtare.
Largësia mes Juventusit të vendit të parë dhe Napolit përkohësisht në vend të dytë është kështu dhjetë pikë, teksa ekipet posedojnë përkatësisht 73 dhe 63 pikë. Roma mund të rikthehet në vend të dytë nëse fiton sonte. Barazimi e bën më të diskutueshëm vendin e katërt të Lacios, pasi synuesit e këtij pozicioni nuk gjenden aspak larg.
Dy ekipet e Milanos i luajtën mbrëmë takimet e tyre. Interi barazoi 2-2 në fushën e Torinos, Milani mposhti 1-0 Xhenovën.
Në sfidat e tjera të kësaj pasditeje, Bolonja fitoi 4-1 ndaj Kievos, Krotone – Fiorentina përfundoi 0-1, dhe Atalanta siguroi tre pikë me fitoren 3-0 ndaj Peskarës. /tesheshi.com/