Në videon e radhës së publikuar nga kreu demokrat Basha, në kuadër të fushatës “Po të dëgjoj”,vihet theksi të shtresat në nevojë.
Basha hyn në një familje dhe prezantohet me hallet e saj, e më pa ofron paketën e shpëtimit, duke propozuar se çdo të bënte ai në kushte qeverisjeje.
“Çdo ditë kalon mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash për familjen e madhe prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores.
Dhe kjo është vetëm një prej familjeve shqiptare që përballet me skamjen!
Mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social.
Hapi i parë: drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve”, shkruan Basha. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/193775258562054/?t=13