Roma humbi dy pikë, ndërsa Chievo fitoi një, falë “syrit magjik” i cili ishte i vendosur në topin e ndeshjes.
Teknologjia demostroi edhe njëherë që në shekullin e ri, ajo e ka fjalën kryesore dhe çdo teori para saj tashmë është dorëzuar.
Goditja e Pepe-s nga dënimi u pritur nga Szczesny, mirëpo gjyqtari i ndeshjes, Massimilliano Irrati vendosi të pranonte golin pasi topi kishte kaluar vijën e portës.
Kështu, rezultati u barazua (3-3) dhe dy skuadrat morën nga një pikë të diktuar nga teknologjia.
Këtë sezon, Premier Liga angleze, Serie A italiane dhe Bundesliga gjermane, kanë vendosur të fusin përdorimin e teknologjisë duke evituar kështu një grumbull pakënaqësish./tesheshi.com/