Minoriteti serbo-malazez i Shkodrës, që si emër të madh të nxjerrë aludohet se ka Migjenin, kërkoi shkollë në gjuhën serbe gjatë kremtimit të Krishtlindjeve Ortodokse, e gjithashtu që dhe 7 janari i kësaj feste të shpallet si festë kalendarike.
Për Pavlo Jakon, i kryetari i shoqatës “Rozafa Moraça”, janë 27 mijë e 500 serbë në Shkodër, të cilët nuk gëzojnë këto dy të drejta bazë.
“Një ndër problemet është dhe implementimi i mësimit të gjuhës. Unë i përmenda pakicat dhe vetëm maqedonasit dhe grekët e kanë zgjidhur mësimin e gjuhës për pakicat.
Kanë qenë 6 shkolla në gjuhën serbe. Mendojmë në mënyrë që ta implementojmë mësimin në mënyrë të detyruar që gjuhë e dytë të jetë ajo serbë në rajonin e Shkodrës.
Duhet dhe vullnet politik që këtë ditë ta shpallin festë kombëtare”, Pavlo Jakoja. /tesheshi.com/