Edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prapëseprapë Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e arritura. Njëjtë siç ndodhi edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për pranim në UNESCO, tani Serbia po pengon edhe sportin e Kosovës.
Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e Federatës së Taekëndos së Kosovës në Zrenjanin të Serbisë ku kjo e fundit është organizatore e “Ballkaniadës” në taekëondo.
Në një prononcim për portalin tesheshi.com, kryetari FTK-së Nuhi Gashi ka deklaruar se jemi në negociata që të paraqitemi me drejta të plota ashtu siç jemi pranuar nga Federata Botërore e Taekëandos, po ashtu edhe në Unionin Ballkanik të Taekëondos.
Ne kemi marrë pjesë edhe në Rusi, Azerbajxhan, Greqi e shumë vende të tjera që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe jemi paraqitur si të gjitha shtetet e tjera me flamur dhe himn. Në Serbi është tjetër problem por po shpresojmë që të marrim pjesë, të gjitha përgatitjet i kemi bërë për të qenë prezent në këto lojëra.
Ai po ashtu tha se është duke i shkruar edhe federatës botërore për këtë pengesë po që se nuk na pranojnë si të gjitha shtet nuk do të marrim pjesë në lojërat e “Ballkaniadës”, ka theksuar kryetari i FTK-së Nuhi Gashi për portalin ‘tesheshi.com’./tesheshi.com/