Ndërsa disa komandatë të UÇK-së janë përballur me Hagën dhe pritet të përballen edhe me Gjyaktën Speciale, ish-gjeneralët dhe zyrtarët e lartë të ushtrisë paramilitare serbe, të cilët mbanin pozita komanduese gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, përveçse vazhdojnë të jenë të lirë, Serbia tashmë i ka punësuar edhe si mësues në Akademinë Ushtarake të Beogradit.
E përditshmja beogradase “Vecernje Novosti” raporton se përveç Vladimir Lazareviç, i cili u dënua për krime lufte nga Tribunali i Hagës si ligjërues në listë përfshihen edhe gjenerali në pension dhe anëtarin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Bozidar Deliç, si dhe shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralit të Ushtrisë Serbe (VS), Ljubisa Dikoviç.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka konfirmuar se ish-komandantët do të jepnin “rolin e tyre” në arsimin ushtarak.
“Komandantët e luftës në Akademinë Ushtarake do t’u japin leksione kadetëve, madje edhe gjeneratave aktuale të oficerëve, në njëfarë mënyre, do të thotë korrigjimi i një padrejtësie që u është bërë atyre në të kaluarën vite”, tha Vulin.
Sipas tij, gjeneralët e luftës “kanë shumë për të mësuar nga kolegët e tyre më të rinj”.
Ndërsa gjatë luftës në Kosovë, Ljubisa Dikoviç komandoi 37 Brigadat e Motorizuara. /tesheshi.com/