Sipas një teksti të hartuar nga 6 vende pas takimit ministerial “Western Ballkan 6” që u organizua në Prishtinë, vendet pjesëmarrëse angazhohen – shkruar fjalë për fjalë – “për raporte të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe integrime europiane”. Dhe siç dihet, në këto vende bëjnë pjesë dhe Serbia me Kosovën. Në këtë aktivitet ishte dhe vetë Daçiç, i cili befasoi të gjithë kur u shpreh për mikëpritjen kosovare.
Të jetë rastësi kjo, apo një taktikë e kujdesshme e Bëogradit për t`u sjellë mirë karshi direktivave europiane me kusht integrimin, theksuar fot me gjuhë diplomatike dhe nga kryediplomatja e Brukselit, Mogherini, gjatë vizitës së fundit në Beograd?
Serbia vijon t`i mbahet përbetimit se nuk do e njohë Kosovëm, por në ca gjeste diplomatike jep të nënkuptuar se e “njeh” fort mirë. /tesheshi.com/