Beogradi zyrtar ka dhënë lajmin e nisjes së shpejti të ndërtimit të një autostrade drejt Kosovës, e cila do quhet si “e paqes”. Por a është vetëm vullnet ekstra serb kjo autostradë? Jo. Është projekt europian, meqe dhe fondet do të vijnë nga Brukseli.
Ishte ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ajo që dha lajmin mbi “Autostradën e Paqes” në drejtim të Kosovës, së bashku me një delegacion të Bankës Europiane të Investimeve..
“Një projekt i ri bashkë me Bankën Europiane të Investimeve, është edhe ‘Autostrada e Paqes’, Nish-Merdar-Prishtinë, për fazën e parë të të cilës, nga Nishi deri në Plloçnik, do të shpenzohen 212 milionë euro”, është shprehur ajo. /tesheshi.com/