Drejtori i Zyrës për Kosovën që qeverisë serbe, Marko Gjuriç ka thënë edhe një herë sot se dënimi i Oliver Ivanoviqit, është thellësisht i padrejtë dhe nuk është i bazuar në fakte.
“Unë jam i bindur se Ivanoviq nuk është gjykuar drejt, apo që është bërë gjithçka e mundur ligjërisht për të vërtetuar pafajësinë e tij, tha Gjuriq në një intervistë për Blic.
I pyetur se çfarë ai priste nga gjykata për krimet e UÇK-së, ai tha se ajo duhet të mbështetet në mënyrë që të dënojë ata që janë përgjegjës për krime kundër serbëve.
“Megjithatë, serbët kanë një përvojë negative me drejtësinë ndërkombëtare. Kështu që unë nuk mund të them se kjo gjykatë do të ndihmojë, tha Gjuriq.
Ndërkaq Prishtina nuk e thotë asnjë fjalë për kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtakun, i cili ka nisur një grevë urie si pasojë e trajtimi çnjerëzor në burgjet e veriut të Kosovës zonë që administrohet nga serbët.
/tesheshi.com/