Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Serbia, 1 miliard euro borxh pensionistëve të Kosovës; qeveria nuk e përfshin në dialogun e Brukselit

by Te Sheshi
11/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Serbia, 1 miliard euro borxh pensionistëve të Kosovës; qeveria nuk e përfshin në dialogun e Brukselit

Nga Bashkim Kastrati

Shumë qytetarë të Kosovës që kanë punuar për shumë vite, i kanë paguar kontributet pensionale në kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Por, këto para i ka marrë padrejtësisht Serbia. Nuk ka pasur shifra zyrtare në lidhje me këtë fond, por ka supozime se ky fond është mbi një miliard euro.

Këtë shumë e konsideron reale edhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari. Ai ka deklaruar se Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës rreth një miliard euro. Avokati Jashari ka treguar se u ka dërguar një rekomandim Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që të detyrojnë shtetin e Serbisë të bëjë pagesën e pensioneve të mbetura nga viti 1999. Ai ka thënë se Komiteti i Ministrave e kanë konfirmuar se kanë pranuar këtë rekomandim dhe se shpreson që të zgjidhet shpejtë kjo çështje.

Jashari për këtë çështje tha se janë duke bashkëpunuar edhe me Qeverinë e Kosovës, të cilët i kanë edhe statistikat e sakta se sa pensionistë nuk i kanë marr më pensionet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Edhe pse janë mbajtur me dhjetëra takime ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku është diskutuar dhe janë arritur marrëveshje për tema të ndryshme, çuditërisht Qeveria e Kosovës ende nuk e ka shtruar si temë diskutimi fondin e pensionistëve të Kosovës.

Sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë, tema e fondit pensional të qytetarëve të Kosovës, e cila është marrë nga Serbia, do të duhej që të ishte ndër prioritetet e Kosovës në dialogun që po realizohet në Bruksel.

Kthimi i fondit të pensioneve duhet të jetë ndër kushtet e palës kosovare në bisedime

Publicisti Faik Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se pala kosovare para se të futej në bisedime me Serbinë, është dashur që të vendos një sërë kushtesh, marrë parasysh që Serbia ka zhvilluar luftë në Kosovë dhe se Kosova ishte pala e dëmtuar.

“E një ndër kushtet do të duhej të ishte edhe borxhi i pensionistëve të Kosovës, që është më shumë se një miliard euro. Por pala kosovare asnjëherë nuk i ngriti si tema në dialog me Serbinë.

Për ta vazhduar dialogun me Serbinë, edhe borxhi i pensionistëve të Kosovës, duhet të jetë temë e dialogut, por edhe zbatimi i reciprocitetit”, thotë Krasniqi.

Ai ka thënë se pala e Kosovës në këto bisedime, duhet që të ngritë më shumë tema që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi që siç ka shkuar dialogu deri më tani, prioritet kanë qenë temat e ngritura nga Serbia.

“Në të kundërtën nuk ia vlen më të vazhdojë dialogu me këtë shtet, sepse deri më tash ky dialog ka qenë vetëm në favor të Serbisë, e më shumë në dëm të Kosovës. Një ndër favoret më të mëdha ishte krijimi i ”Zajednicës ” serbe”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa opinionisti Islam Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se kjo temë është dashur të harrohet  deri më tani, sepse  pensionistët e  Kosovës  që nga  viti 1997-98 nuk e  gëzojnë pensionin e tyre, dhe  Qeveria e Kosovës është dashur ta kryej këtë obligim vite më parë.

“Republika e Kosovës ka  mbi 60 mijë kontributdhëns, që kanë punuar në ish-Jugosllavi, dhe shteti i Serbisë i ka plaçkitur kontributet dhe pensionet e tyre,  ku rreth 20 vite ata  nuk gëzojnë pensionin që ju takon”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se në vitin 2012, shteti serb u detyrua me një vendim të Gjykatës së Strasburgut që t’i kthejë Kosovës mbi një miliard euro pensione, mirëpo ajo ka  mbetur vetëm në letër, sepse  në praktik nuk ka ndodhur dhe se qeveria po rrinë në gjumë dhe për këtë çështje vetëm, Avokati i Popullit i është drejtuar Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës.

“Pala  Kosovare duhet patjetër që këtë ta ngre si temë në Bruksel, dhe të jetë si temë parësore, sepse duke e neglizhuar këtë çështje pala kosovare, është bërë vonë se shumë pensionistë sot nuk janë në mesin tonë, andaj të bëjmë këtë temë si kryesore në bisedime që t’i gëzojmë edhe këtë numër që kanë mbetur ende në mesin tonë”, u shpreh Krasniqi.

Kthimi i fondit të pensioneve do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kthimi i fondit të pensioneve do të kishte ndikim edhe në ekonominë e Kosovës në shumë dimensione. Ekonomisti Lulzim Beqiri, ka thënë për tesheshi.com se nëse ka trysni dhe Serbia e rikthen në Kosovë fondin pensional, ky fond do të kishte shumë efekt pozitiv sa i përket mirëqenies së jetës së qytetarëve, konkretisht në këtë rast pensionistëve.

“Do të ishte edhe një barrë më pak për qeverinë e vendit në plotësimin e nevojave të kësaj kategorie. Kthimi i këtyre mjeteve do të ndikonte edhe në një zhvillim ekonomik më të mirë, pasi që ato para edhe mund të investohen dhe të rritet mirëqenia e pensionistëve. Gjithashtu mund të përdoren edhe për kredi afatshkurtra dhe shumë destinime të tjera”, thotë Beqiri.

Ai thotë se Serbia duhet të paguajë dëmshpërblim për shfrytëzimin e padrejtë të atyre mjeteve duke i kthyer këto mjete në vendin e duhur dhe duke kërkuar falje publike duke paguar dëmshpërblimin dhe vetëm atëherë Kosova nuk kishte pas nevojë ta padisë në gjykatat ndërkombëtare. /tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Mosha e duhur kur fëmijët duhet të nisin aktivitetin fizik

Mosha e duhur kur fëmijët duhet të nisin aktivitetin fizik

Rrallëherë e keni parë kështu Albin Kurtin (foto)

Rrallëherë e keni parë kështu Albin Kurtin (foto)

Lulzim Basha flet nga Burreli e Klosi: Rama vjedh lekët e popullit

Lulzim Basha flet nga Burreli e Klosi: Rama vjedh lekët e popullit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni