Nuk ka patur mundësi të ndodhte ndryshe kur është fjala për serbët. Në përballjen e Crvena Zvezda-s me Liverpool për Champions, skenografia e stadiumit “Rajko Mitiç” të njohur ndryshe dhe si “Marakana”, ka qenë plot mesazhe nacionaliste ku janë promovuar figura çentikësh, kryesisht ata që i përkasin konfliktit me kroatët, siç ka qenë ajo e Drasha Mihajloviçit, që në Kroaci mbahet si krimineli i Vukovarit.
Për serbët, futbolli nuk është vetëm një lojë por dhe një afirmim i shpirtit nacionalist.
Në Botërorin e Rusisë, po aq sa dështimin e tyre, ardhur nga dy gola shqiptarësh, serbët vuajtën dhe suksesin kroat me mbërritjen e “ustashëve” deri në finale.
Për performacën çetnike në stadium pritet një vendim i Komisionit Disiplinor të UEFA-s. /tesheshi.com/
https://twitter.com/twitter/statuses/1059864203777970178