Një ditë para ndeshjes me Serbinë, artistë serbë do zbresin në Tiranë për koncer të përbashkët me kolegë shqiptarë, një aktivitet nën okelion “Muzika bashkon njerëzit”.
Koncerti do të organizohet në lulishten pas godinës së kryeministrisë dhe, pa dyshim që i vjen era ide kryeministrore, ndonëse në njoftim thuhet se “është një event i rrallë, i organizuar nga Living Room Entertainment”.
Po sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, ky koncert miqësie do rreket të nxjerrë anën më të mirë të shqiptarëve: mikpritjen.
“Me një mesazh të fuqishëm, Shqipëria i tregon fqinjëve, botës e madje edhe UEFA-s, se ne dimë të jemi vendi i qytetëruar i Ballkanit, kombi që di të njohë vlerat e artit dhe sportit e që di të garojë në ndeshje të ndershme, jo me gjuhën e dhunës, por me gjuhën e paqes. Ne jemi kombi që synoin integrimin në BE, sepse meritojmë dhe jemi pjesë e Europës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /tesheshi.com/