Kryeminsitri Ramush Haradinaj ka shprehur brengën e tij se si Beogradi po u bën pesione të ashpra serbëve që janë pjesë e FSK-së, që të largohen nga kjo forcë.
“Kam thirr sot mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Mbledhja është thirr për shkak të presionit të Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, dhe kjo së fundi ka rezultu me kërkesen për lirim nga disa pjesëtarë të FSK-së. Nga arsyetimet e tyre vërehet qartë që është presioni i Beogradit, nga mekanizma të ndryshëm. Kjo nuk rezulton me prishje të sigurisë, por ajo që del nga ky takim janë veprimet e Kosovës”, tha Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pa tregoi se ç’veprime mund të ndërmerren.
Haradinaj një presion të tillë e quati të pakuptimtë, duke theksuar se po shkelet Konventa për të drejtat e njeriut. /tesheshi.com/