Binzesi i një shqiptari në Beograd u vërshua nga nacionalistë serbë të cilët kishin kuptuar një imtësi lidhur me pronarin: Vëllai i tij kishte bërë shqiponjën në Instagram!
Kaq mjaftoi që më tepër se 50 serbë të mblidheshin para furrës së bukës së dy vëllezërve shqiptarë në Serbi. Në dritaret e biznesit qëndronte e kapur me ngjitës “dëshmia” e sjellë nga protestuesit.
Fotografia në Instagram ishte përcjellur me fyerje, e madje dhe kërcënime në gjuhën serbe, gjë e cila nuk është proceduar nga autoritetet serbe. Tubimit nuk kishte si ti mungonte flamuri serb, i vendosur pranë fotografisë së shqiptarit duke bërë simbolin kombëtar.
Bëhet e ditur se policia kanë arritur të neutralizojnë situatën dhe të shpërndajnë protrestuesit. /tesheshi.com/