Mediat në Serbi e trajtojnë problemin e migrantëve në një mënyrë shumë islamofobike. Disa ditë më parë, një prej tyre alarmoi publikun serb se migrantët në qendrat e ndalimit po “organizonin një fe radikale që nënkuptohet nga thirrja ‘Allah Ekber'(Zoti është më i madhi)”.
“Në njërën nga qendrat e pritjes, anëtarët e shërbimeve të sigurisë serbe ndaluan një duzinë migrantësh radikalë që u përpoqën të organizonin një shërbim fetar radikal në këtë qendër, ku thuhet ‘Allahu Ekber;”, shkruan portali Sremskomitrovacki.
Portali në fjalë postoi edhe një video ku tregonte emigrantët që kryenin lutjen.
Pra, fjala është për ritin e lutjes, por që për serbët përbën një “akt radikal”. /tesheshi.com/