Janë serbët e Mitrovicës së veriut ata që sot e kanë quajtur si “provokim” ndalimin e trenit e tyre ardhur nga Beogradi. Të mbledhur në një protestë në sheshin “Car Llazari”, ata thanë se bllokimi i trenit nga Prishtina u cenoi lirinë e lëvizjes.
“Mesazhi i Prishtinës është i qartë, thanë ata, të rrënojë jetët tona këtu, por e ka gabim nëse mendon se ndihemi të frikësuar. Përderisa qeveria e Beogradit është me ne, askush nuk na frikëson dot”, citohen të kenë thënë disa nga protestuesit.
Po rata nuk ishin vetëm në këtë protestë. Mes tyre ishte dhe zvëndësi i Isa Mustafës zëvendëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviç: “Nuk kemi harruar se si të ruajmë atë që e kemi trashëguar nga të parët tanë”, tha ky i fundit.
Dhe kjo përbën ironinë më të madhe të realitetit të Kosovës, ku numri 2 i një qeverië akuzon kabinetin në të cilin bën pjesë, por dhe që e drejton sipas rastit sipas regullave protokollare. /tesheshi.com/