Serbët e veriut të Kosovës protestuan kundër tarifimit të mallrave nga Serbia, si dhe për arestimin nga njësitë speciale të katër serbëve, të dyshuar si të implikuar në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Qytetarët u mblodhën në fshatin Rudare afër Zveçanit, në Zubin Potok, si dhe në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Kalimet kufitare u bllokuan për një orë, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë.
Ata i komentuan protestat si “pakënaqësi ndaj terrorit politik dhe policor të Prishtinës”.
Kryebashkiaku i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç njoftoi se nëse asgjë nuk ndodh, serbët e Kosovës do të “vazhdojnë protestat në një formë tjetër” të marten, duke paralajmëruar bllokim rrugësh. /tesheshi.com/