Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Separatizmi korsikan: nëse ishulli nuk merr autonomi, mund të kërkojë pavarësinë

by te Sheshi
15/12/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Separatizmi korsikan: nëse ishulli nuk merr autonomi, mund të kërkojë pavarësinë

Nacionalistët e ishullit sapo kanë fituar në zgjedhje, duke u përfaqësuar në parlament. Një dekadë më parë, edhe separatizmi katalanas merrej po kaq joseriozisht.

Mjafton të qëndrosh në Fozzano, një grup shtëpish prej guri vendosur në majë të bregut spektakolar perëndimor të Korsikës dhe është e lehtë të kuptosh përse banorët vendas mendojnë se janë të veçantë. Male të valëzuar ngrihen sipër kokës. Poshtë Mesdheu shndrin nga dielli.

Gilles Simeoni, një politikan shëtitës me çantë shpine, i thotë turmës se fshatrat si të tyret janë ruajtëse të “kulturës së thellë” të ishullit. Ai fiton tundje koke miratuese dhe përshpëritje mbështetëse po aq të forta sa kafja dhe çokollata e zezë që u ndahet të pranishmëve.

Korsikanët kanë nisur ta pëlqejnë Simeonin dhe nacionalistët si puna e tij. Ata votuan në 3 dhjetor për një këshill të ri territorial që do të kombinojë veriun dhe jugun e ishullit në një njësi të vetme administrative. Në raundin e parë, lëvizja “Pè a Corsica”, të cilën ai drejton aktualisht, fitoi një shifër impresionuese prej 45 për qind të votave. (“Republika në marshim”, partia e drejtuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, doli e katërta me vetëm 11 për qind). Balotazhet e zgjedhjeve në 10 dhjetor me gjasa do të konfirmojnë nacionalistët në krye të këshillit, ashtu si kanë bërë këta dy vjet.

Korsikanët që kërkojnë më shumë autonomi janë forcuar shumë së fundmi. Në vitin 2014, Fronti Çlirimtar Kombëtar i Korsikës, një grup militant separatist, hoqën dorë nga lufta e tyre 40-vjeçare kundër shtetit francez. Kjo luftë ka pasur edhe vrasje, shpërthime në banesa e siç pretendojnë disa, edhe përfshirje me rrjetet vrasëse të mafias ishullore. Në vitin 1998, militantët vranë prefektin, përfaqësuesin e Parisit në ishull. Por, pas përfundimit të dhunës, “ne fituam betejën e ideve”, thotë një figurë e lartë partiake në Ajaccio, kryeqytetin e ishullit. Partia apelon ndaj ndjesisë “dégagisme”-je, një reagimi popullor të dukshëm në të gjithë Francën kundër partive të mjedisit tradicional dhe në favor të të rejave.

Nacionalistët fituan ngushtë zgjedhjet e mëparshme lokale në vitin 2015. Më pas, këtë vit, ata morrën katër përfaqësuesit e ishullit në legjislaturën kombëtare, duke larguar përfaqësuesit e dinastive të lashta. “Ne i kemi bindur njerëzit që nuk kishin votuar kurrë për nacionalistët”, thotë një prej deputetëve të rinj. Një tjetër shton se korsikanët kërkojnë të kenë kompetenca të ngjashme me ato që gëzojnë skocezët brenda Mbretërisë së Bashkuar. Këto përfshijnë kontrollin lokal të policisë, zgjerimin e përdorimit të gjuhës korsikane (që është më afër italishtes sesa frëngjishtes) dhe disa kompetenca fiskale.

Çështja është nëse Korsika, si Katalonja, mund të kërkojë në fund të rrugës, pavarësinë në vend të autonomisë. Një gazetar në Ajaccio vë në dukje vështirësitë: ndërsa Katalonja mundëson 19 për qind të prodhimit të brendshëm të Spanjës, Korsika është e izoluar dhe një terren i vështirë. Sipas llogaritjeve, ekonomia e saj kontribuon me vetëm 1 për qind në Francë. Megjithatë, Simeoni dhe kolegët e tij nacionalistë kanë kaluar shumë kohë duke studiuar lëvizjen katalonase për Pavarësi. Disa prej tyre shkuan në Barcelonë për të parë nga afër referendumin e tetorit.

Një deputet nacionalist, që mendon se një e treta e 330 mijë banorëve të ishullit që tani kërkojnë më shumë autonomi, shpreson se mbështetja për pavarësi do të rritet mjaftueshëm sa të kërkohet referendum brenda një dekade, pak a shumë. Për momentin, të dyja fraksionet brenda partisë – separatistët radikalë dhe avokatët e moderuar të autonomisë – kanë rënë dakord ta varrosin çështjen e pavarësisë deri të paktën në vitin 2027.

Qeveria qendrore, ndërkohë, nuk ka treguar interes në bashkëpunimin me nacionalistët korsikanë. Presidenti Makron ka qëndruar mbi palët, thotë Simeoni, edhe pse kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve. Ministri francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, i zemëroi nacionalistët kur shkroi në rrjetet sociale në nëntor se vendi do të lejojë vetëm një gjuhë. “Ata kanë mentalitet jakobin”, thotë një politikan korsikan, duke kritikuar sistemin jashtëzakonisht të centralizuar të qeverisjes në Francë.

Makron mund të dojë të rimarrë në konsideratë intrasigjencën e tij. Vendeve si Korsika apo krahina Brittany, që po ashtu ka një lëvizje të fortë rajonaliste, mund t’u jepet më shumë autonomi nëse nacionalistët e vijës së ashpër bëhen më popullorë. Në Vico, një fshat më në veri, Paul-Félix Benedetti nga lëvizja separatiste “Rinnovu Naziunali”, tërhoqi shumë mbështetje gjatë fushatës. “Çlironi korsikanët nga shtypja”, pretendon ai, duke marshuar kundër “kolonizimit” nga Franca të ishullit. Më pas e ndryshon gjuhën në korsikançe. Partia e tij mori më pak se 7 për qind të votave në raundin e parë. Por një dekadë më parë, po ashtu shumë pak njerëz e morën seriozisht separatizmin katalanas.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan
Lindja e Mesme

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025
A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?
Individualitet

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Next Post
Serbët kërkojnë të ashpërsohet qëndrimi ndaj sportit të Kosovës

Serbët kërkojnë të ashpërsohet qëndrimi ndaj sportit të Kosovës

Enver Hoxhaj: në dhjetor ose janar, Kosova aplikon për në KE, pranohemi pas dy vitesh

Enver Hoxhaj: në dhjetor ose janar, Kosova aplikon për në KE, pranohemi pas dy vitesh

Çfarë të bëni nëse ju kap dhimbja e veshit gjatë natës?

Çfarë të bëni nëse ju kap dhimbja e veshit gjatë natës?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

12/07/2025
Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

12/07/2025
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni