Që nga nesër, në udhëkryqet e Shkupit do të fillojë vendosja e dritave të gjelbërta vezulluese nëpër semaforë në pajtim me ligjin për sigurinë e komunikacionit të rrugëve.
Pra, do jenë katër drita.
E gjelbërta vezulluese vjen pas së gjelbertës së zakonshme, që do të thotë se është para së verdhës së ndërmjetme, pas së cilës vjen e kuqja.
Kjo masë, sipas autoriteteve të kryeqytetit maqedon, do e shtojë dhe më shumë garancinë e lëvizjes nëpër semaforë, si për këmbësorët e si për ngarësit e automjeteve. /tesheshi.com/