Përpjekja e tre adoleshentëve për të bërë një selfie në shinat e trenit në Çikago ka pasur një përfundim dramatik ku dy prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë pasi u goditën nga rryma.
Në video ata shihen të ulur në shinat e trenit – ndërkohë që kjo është e ndaluar – pa e ditur se 600 volt energji elektrike po kalon nëpër shina.
Dhe në një moment, njëri prej tyre goditet nga rryma, ku të njëjtën gjë e pëson pas disa sekondash edhe vajza pranë tij.
Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë ishin rreth 20 vjeç.
Siç shihet edhe në video, i treti ka tentuar t’i largojë nga shinat djalin dhe vajzën, gjë që më në fund ia ka dalë me ndihmën e dëshmitarëve të tjerë okularë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit. Ekipet e shpëtimit kanë rikthyer në jetë si e djalin e si vajzën që duhet thënë se paskan qenë më shumë fat duke mbetur gjallë. /tesheshi.com/