Një burrë u gëllit nga një luan në një kopsht zoologjik në Indi. Viktima u ngjit në një gardh 7.5 metra për të bërë një selfie me bishën.
Mediat në Indi raportuan se 38-vjeçari Prahlad Gujjar nga Rajasthan hyri në një zonë jopublike të një kopshti zoologjik në një qytet në shtetin e Andhra Pradesh.
Ai madje duket se ka injoruar paralajmërimin e një roje për t’u larguar nga luani.
Përpara se roja të mund të reagonte, luani i quajtur Dongalpur e përpiu njeriun.
Autoritetet, siç raportohet nga Daily Mail, do të kryejnë një autopsi dhe po hetojnë nëse Gujjar ishte i dehur kur u hodh nga gardhi.
Viktima po vizitonte kopshtin zoologjik pa shoqëri. Policia po përpiqet të kontaktojë me familjen e tij.
Luani është zhvendosur në një kafaz dhe është nën vëzhgim. /tesheshi.com/