Qeveria Rama ka dhënë sinjalin e parë të reflektimit në lidhje me padrejtësinë në ndëshkimin ligjor. Ka qenë ministri i Rendit, Fatmir Xhafaj, ai që në analizën e punës së Policisë së Shkodrës, u ka kërkuar vartësve që mos merren me hallixhinjtë, por të godasin krimin.
“Janë 4-5 grupe kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallezhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur”, tha Xhafaj.
Ky përbën dhe konfirmimin e faktit se vërtet ka patur një selektivitet në ndëshkushmërinë në emër të ligjit. Krimi erdhi dhe u bë më paprekshëm, ndërsa të dobëtit e të pambrojturit, ishin ata që u trembën vërtet nga ligji. /tesheshi.com/