Policia në Selanik u detyrua të përdorë gaz lotsjellës, kur protestues të shumtë vërshuan në rrugë kundër një fjalimi të planifikuar të kryeminstrit Alexis Tsipras.
Mbi 7,000 njerëz protestuan si kundër politikave ekonomike të qeverisë, e si kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë. Grekë nacionalistë nuk janë dakort as me Republika e Maqedonisë Veriore, për shkak të pranisë “Maqedoni” në emër.
Nga ana tjetër, partitë e opozitës dhe sindikatat, pretendojnë se masat shtrënguese nuk po mbarojnë.
Papunësia ka rënë nën 20 përqind për herë të parë që nga viti 2011, por shumica e grekëve vazhdojnë të luftojnë nën tatime të rënda duke i reduktuar në mënyrë drastike të ardhurat. /tesheshi.com/